26 nëntor 2008

Seedorf: Nuk di shumë për Portsmouth

Mesfushori i Milanit, Clarence Seedorf, thotë se rosonerët dinë shumë pak për rivalin e nesërm të Kupës UEFA, Portsmouthin.
“Nuk di shumë për Portsmouth, por do t’i kryejmë detyrat para ndeshjes dhe nuk do ta marrim këtë si të lehtë. I kam parë në disa sekuenca më të mira të Premierligës, por e dimë se do të jetë një ndeshje e vështirë”, ka thënë holandezi.“Ata kanë disa lojtarë me shumë eksperiencë, siç është Sol Campbel, i cili është një mbrojtës i shkëlqyeshëm. Publiku do të jetë shumë i veçantë. Në një stadium të vogël, ata bëjnë atmosferë shumë të mirë dhe mezi pres këtë”, ka shtuar Seedorf.