14 dhjetor 2008

Amauri: Duhet të kemi mentalitet fitues

Sulmuesi i Juventusit, Carvalho Amauri, e di rëndësinë e takimit të mbrëmjes kundër Milanit, mirëpo thotë se bashkëlojtarët e tij duhet të luajnë si në çdo ndeshje tjetër: për të fituar!
“Është derbi i madh italian dhe ne jemi të gatshëm. Prindërit e mi do ta përcjellin ndeshjen nga Brazili, sepse do të transmetohet edhe atje”. “Do të jetë një mbrëmje e veçantë, mirëpo ne nuk duhet të fiksohemi vetëm pas kësaj ndeshjeje, pasi që kampionati sapo ka filluar”. “Duhet të luajmë një ndeshje të përsosur me mentalitetin e fituesit nëse dëshirojmë ta mposhtim Milanin”, është shprehur ish-sulmuesi i Palermos për “La Gazzetta dello Sport”.