19 dhjetor 2008

Amauri: Juve, dua të fitoj gjithçka

Pas dopietës të shënuar ndaj Milanin, sulmuesi brazilian nuk dëshiron të ndalet më: “Endërroj një titull me këtë fanellë. Kombëtarja italiane? Mund të ndodhin shumë gjëra”.Amauri dëshiron gjithçka, por mbi të gjitha ai dëshiron një trofe me Juventusin, por gjithashtu nuk hedh poshtë mundësinë për të luajtur me kombëtaren italiane. Në një intervistë të dhënë, sulmuesi foli për periudhën e tij të mirë që është duke kaluar në këto momente. “Jam vetëm në fillim, por jam shumë i lumtur me atë që kam bërë deri më tani këtu. Për të arritur në këtë pikë më është dashur një punë shumë e madhe dhe shumë sakrifica. Jam shuëm krenar edhe për të gjithë tifozët italian që më mbështesin, që unë të vesh fanellën e kombëtares italiane. Nuk mund ta imagjinoni por për mua është një nder shumë i madh”, tha Amauri, i cili ishte shumë i lumtur kur fliste. Ai më vonë la të nënkuptonte se më vonë ai do të kishte dëshirë për të veshur fanellën e Italisë, ndoshta pikërisht në ndeshjen miqësore në shkurt midis Italisë dhe Brazilit. “Nuk dihet akoma, e ardhmja mund të më sjellë shumë gjëra të bukura, le të themi ato që nuk ta pret mendia. Mundësia është, le të shikojmë. Viti 2008 është duke përfunduar, dhe për këtë situatë dëshiroj të flas vetëm pas 2009. Çfarë do të dëshiroja për Krishtlindje? Unë dua gjithçka. Në veçanti të fitojë diçka të rëndësishme me fanellën e Juventusit. Mendoj se kemi një skuadër të mirë dhe se mund të fitojmë një titull këtë sezon. Gjithsesi le të presim deri në fund për të parë se çfarë do të kemi realizuar deri në fund”, përfundoi Amauri gjatë intervistës.