22 dhjetor 2008

Amauri: Nuk duhet ta humbim fokusin

Sulmuesi brazilian Amauri është i ngazëllyer që ishte në mesin e golashënuesve në fitoren e djeshme prej 3-1 ndaj Atalantas dhe thotë se bardhezinjtë nuk duhet të humbin fokusin.
“Edhe këtë herë arritëm të luajmë një ndeshje të shkëlqyeshme dhe të sjellim në shtëpi një fitore të madhe. Dhe shpresojmë se 2009-ta do të jetë edhe më e bukur”, ka thënë Amauri.“Interi është gjashtë pikë para, është një ekip i fuqishëm dhe edhe kur nuk luan mirë mund të fitojë. Ne jemi aty, dhe mendoj se nuk duhet ta humbim fokusin. Do të shohim çfarë do të ndodhë”, shton braziliani.