22 dhjetor 2008

Capello beson te Juventus

Ish-trajneri i Juventusit dhe përzgjedhësi aktual i Anglisë, Fabio Capello, beson se Zonja e Vjetër do ta sfidojë Interin deri në fund të Kampionatit.
Bianconerët e përfunduan vitin 2008 me fitore, por të njëjtën gjë e bëri edhe Interi, me ç’rast vazhdon të mbetet në krye të tabelës me gjashtë pikë më shumë se bardhezinjtë. “Juve është rivali i vetëm i Interit. Megjithatë, Nerazzurët kanë një skuadër të shkëlqyer dhe i kanë të gjitha mundësitë për ta fituar Kampionatin”. “Pavarësisht kësaj, Juventus është në formë shumë të mirë dhe do të luftojë deri në fund për t’ia rrëmbyer titullin Interit”, ka thënë trajneri italian.