16 dhjetor 2008

Chiellini mund të kalojë tek Arsenal?

Mediat britanike dhe ato italiane spekulojnë se Arsenali dëshiron ta rrëmbejë nga Zonja e Vjetër qendërmbrojtësin e hekurt, Giorgio Chiellini.
“Sportmediaset” njofton se topçinjtë janë duke e përcjellë 24-vjeçarin për të cilin është shumë i interesuar Arsene Wenger, ndërsa nuk përjashtohet një transferim në fund të këtij sezoni. Pavarësisht këtij interesimi të Arsenal, Bianconerët nuk do ta lejojnë largimin e yllit të tyre, ndërsa qëndrimin e tij te Zonja e Vjetër të hënën e ka konfirmuar edhe vëllai i tij, Claudio Chiellini. “Giorgio ka nënshkruar kontratë të re me Juventusin në korrik, dhe pavarësisht se nuk jam agjenti i tij mund të them e largimi i tij është një fantazi e pastër”, ka thënë Claudio Chiellini për “Goal”.


Pas keti lajmi te publikuar ne shtypin anglez ka reaguar vllau i Chiellinit i cili eshte edhe menaxheri i futbollistit dhe ka thene se ato jane vetem spekulime, Chellini ka vazhduar kontraten me Juven dhe do ta respektoje..