16 dhjetor 2008

Del Piero dëshiron fitore për festat e fundvitit

Kapiteni i Juventusit, Alessandro Del Piero, është shprehur i kënaqur me fitoren e skuadrës së tij kundër Milanit dhe dëshiron që bardhezinjtë ta mbyllin vitin 2008 me fitore, duke e mposhtur Atalantën.
“Jemi shumë të lumtur me fitoren kundër Milanit. Luajtëm me një vendosmëri dhe përqendrim të madh gjatë gjithë ndeshjes”. “Tash duhet t’i shtrëngojmë edhe njëherë dhëmbët para se të shkojmë në pushimin e merituar. Jemi duke u përgatitur për ndeshjen në Bergamo, më 21 dhjetor, ku dëshirojmë ta mbyllim një vit të suksesshëm”, ka thënë ikona e Bianconerëve.