20 dhjetor 2008

Çelsi i trembet “Zonjës së Vjetër”

“Lajmi për shortin na erdhi në fushën e stërvitjes, gjatë seancës së pasdites së djeshme. Nuk e fshehim se për ne ishte me të vërtetë i tmerrshëm. Juventusi është një klub i madh, një nga më të mëdhenjtë në Evropë, megjithatë e prisnin një short të vështirë. Në këtë pikë të kompeticionit nuk mbërrijnë skuadra të vogla. Po vihet shpesh në dukje se bardhezinjtë nuk janë ata të disa viteve më parë, por në këtë sezon Roma, Inter e Juventus, pra me pak fjalë skuadrat italiane, kanë treguar një rritje të madhe në arenën evropiane, ndaj Juventusi nuk duhet nënvlerësuar absolutisht, - deklaron Rei Uilkins, zëvendëstrajneri ibluve të Çelsit. – Mbi të gjitha i trembemi sulmit bardhezi, i drejtuar nga kapiteni Alesandro Del Piero, i cili në ndeshjet e fundit ka shënuar me shpeshtësi, i pagabueshëm dhe i frikshëm në goditjet e dënimit. Pavarësisht këtyre, jemi të bindur mbi forcën tonë dhe në zhvillimin e një përballjeje spektakolare”, - përfundon numri dy i pankinës së Çelsit.