14 dhjetor 2008

Flamini nuk luan, Kaka i dyshimtë

Mediat italiane njoftojnë se trajneri i Milanit, Carlo Ancelotti, nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Mathieu Falaminit në takimin e mbrëmjes kundër Juventusit, ndërsa inkuadrimi i superyllit Kaka, është po ashtu në dyshim. Mungesa e Kakasë nuk është e mirëpritur nga drejtuesit dhe tifozët e Milanit, ndërsa në Itali njoftojnë se braziliani nuk e ka kaluar testin e fitnesit në stërvitjet e sotme për shkak të problemeve me gjurin. Pritet që Seedorf ta zë vendin e Kakasë, i cili së bashku me Ronaldinhon në pozitën e mesfushorëve ofanzivë do ta mbështesin sulmuesin e vetëm, Alexandre Pato. Në vend të Flaminit do të inkuadrohet Emerson.