15 dhjetor 2008

"Gabuam tërësisht në fazën mbrojtëse"

Nuk është i kënaqur Karlo Ançeloti, trajneri i Milanit, në përfundim të ndeshjes kundër Juventusit. "Çfarë bëri diferencën në këtë përballje? U treguam shumë të dobët në prapavijë. Mendoj se diferencën e bëri faza mbrojtëse: pësuam gol me shumë lehtësi. Mbrojtëm në mënyrë zonale - ka vazhduar Ançeloti -, por në rastin e golit të tretë të Juves, Kaladze kërkoi të qëndrojë më përpara. Ja që duhet t'i qëndronte ngjitur kundërshtarit dhe të kërcente bashkë me të. Juventusi diti të përfitojë nga gabimet tona. Arritëm të luajmë mirë në sulm, por pa ditur të realizojmë si duhet mbulimin mbrojtës. Aq sa pësuam katër gola, që janë vërtet tepër. Besoj se në këtë pikë do të duhet një reagim i fortë. Pauza e kampionatit do të jetë tepër e vlefshme për të rikuperuar. Në një situatë të tillë, ardhja e Bekhamit bëhet më e vlefshme dhe e rëndësishme, megjithëse nuk zotëron karakteristikat e Gatuzos".