17 dhjetor 2008

Gattuso: Jam tifoz i Juventusit!

Mesfushori i Milanit, Gennaro Gattuso, ka pranuar se skuadra e tij e ka të vështirë ta fitojë Scudetton këtë sezon, prandaj prej tash ai do ta mbështesë Juventusin drejt titullit.
Pas humbjes së Rossonerëve nga Juventusi, Milani mbetet nëntë pikë pas Interit që udhëheq në vendin e parë, dhe sipas Ringhios, kjo diferencë pikësh nuk mund të rikuperohet, dhe kjo është arsyeja që mesfushori italian do të bëjë tifo për Zonjën e Vjetër që ta fitojë Scudetton. “Ne jemi nëntë pikë prapa dhe e kemi të vështirë ta fitojmë Scudetton. Nëse duhet ta mbështes ndonjë skuadër, atëherë e mbështes Juventusin, pasi që ata kanë kaluar disa momente të vështira vitet e fundit dhe kanë arritur të dalin nga ajo situatë në mënyrën më të mirë”.