14 dhjetor 2008

Juventus e Totenhem gati për shkëmbimin Modriç-Iakuinta

Seko, biseda edhe me Arsenalin për francezin Uilliam Gallas.Drejtori sportiv i Juventusit ndodhet në Londër për të biseduar me Totenhemin për blerjen e mesfushorit Luka Modriç. Drejtuesi bardhezi do ta shfrytëzojë udhëtimin në kryeqytetin anglez për të afruar në skuadër edhe lojtarin e Arsenalit, Uilliam Gallas. Blerjet gjatë merkatos së janarit janë shumë të rëndësishme për ecurinë e skuadrës së Ranierit dhe Premiershipi është zona kryesore ku Seko po kërkon përforcime. Sipas "Tuttosport", për të arritur te talenti kroat Modriç, Juventusi është i gatshëm që përveç parave t‘i japë Totenhemit edhe kartonin e sulmuesit Vinçenco Iakuinta. Ish-lojtari i Udinezes ka qëndruar në kohë në pjesën më të madhe të sezonit. Përfshirja e Iakuintës në marrëveshje është bërë për dy arsye: lojtari është i pakënaqur me rolin si rezervë dhe trajneri Heri Redknap njihet si adhurues i italianit dhe do ta mirëpriste afrimin e një golashënuesi. Seko do takohet edhe me drejtuesit e Arsenalit për francezin Gallas, që kërkon të largohet nga skuadra e Venger.