17 dhjetor 2008

Juventus ka më shumti tifozë në Serie A

Sipas një hulumtimi të ri nga Instituti Nielsen Italia, Juventusi është ekipi i Serie A që ka më së shumti tifozë në Itali.
Zonja e Vjetër edhe tradicionalisht është klubi më i popullarizuar në Itali dhe as skandali i montimit të ndeshjeve që e zbriti ekipin në Serie B, nuk pati ndikim në armatën e madhe të tifozëve.

Sipas hulumtimit të Institutit Nielsen Italia, Juve ka pothuajse dyfish më shumë tifozë se rivali më i afërt, Interi. Milani gjendet në vendin e tretë me pak ngecje ndaj rivalit të qytetit, derisa Napoli dhe Roma e kompletojnë top pesëshin me një ngecje të madhe ndaj liderëve.

Është befasuese e dhëna që Chievo ka vetëm 4800 tifozë të besueshëm.

Kjo është lista e plotë e Institutit Nielsen Italia:

1) Juventus 10,040,000
2) Inter 5,928,000
3) Milan 5,818,000
4) Napoli 2,887,000
5) Roma 2,493,000
6) Fiorentina 2,080,000
7) Lazio 1,791,000
8) Palermo 1,470,000
9) Torino 1,153,000
10) Genoa 1,030,000
11) Bologna 871,000
12) Catania 649,000
13) Sampdoria 585,000
14) Cagliari 312,000
15) Udinese 298,000
16) Reggina 176,000
17) Atalanta 119,000
18) Lecce 105,000
19) Siena 38,500
20) Chievo 4,800