19 dhjetor 2008

“Kameleoni” Sissoko: Ja si e fitova Juven!

Mesfushori malian rrëfen sekretin e suksesit të tij në Torino: Futbolli është sport për burraTe Valencia e kujtojnë me nostalgji, te Lievrpuli nuk i japin rëndësi. “Kemi lojtarë më të mirë,” - i bie shkurt Benitez, i cili e ka zbuluar në Spanjë dhe e ka larguar nga Anglia. Megjithatë, Momo Sissoko, në më pak se një vit ka fituar një vend si titullar te Juventusi, protagonist në Champions, vendimtar për lojën e Ranierit në kampionat.“Ndoshta kanë gabuar në Liverpool, isha i ri dhe, kur je 20 vjeç, ke dëshirë për të luajtur. Me drejtuesit e Juves jemi kuptuar menjëherë, shpresoj ta shpërblej besimin e tyre për një kohë të gjatë.” Zemërgjerë në fushë dhe jashtë saj, i fortë, luftarak në fushën e lojës, i urtë si qengj jashtë, i turpshëm dhe i rezervuar. Mesfushori nga Mali në pak muaj (ka kaluar te bardhezinjtë në merkaton e janarit) ka fituar ndaj konkurrencës dhe ka bërë të heshtin ata që kishin nostalgji për Patrick Vieiranë. KAMALEON - “Jam si një kamaleon; kur jam në fushë transformohem, por nuk ekzagjeroj. Futbolli është sport burrash, kush e tërheq i pari këmbën në mesfushë, humbet,” - thotë Sissoko. Shpesh, arbitrat nuk ndajnë të njëjtin mendim, por pak rëndësi ka, objektivi justifikon mjetin. Këtë e di mirë Ranieri, që nuk mund të bëjë pa Sissokon në mesfushën bardhezi. Numrat flasin vetë. Njëzet prezenca në katër muajt e fundit, një dalje me kartonin e kuq dhe asnjë gol, mesfushori juventin me numrin më të madh të paraqitjeve në këtë sezon, 15 prezenca, një gol (me rrafishatë kundër Fiorentinës, më 2 mars) dhe një karton i kuq në javën e fundit ndaj Sampdorias, në katër muajt e fundit të sezonit të kaluar.ZERO GOLA - “Këtë sezon më mungon akoma goli, i kam shkuar afër, por nuk është kjo detyra ime.” Pikërisht, ai është nga ata që bëjnë punën e pistë, që përveshin mëngët dhe vrapojnë për fenomenët. “Lojtarë si unë dhe Gatuzo i japin ekuilibër dhe e bëjnë më kompakt një skuadër. Ka lojtarë që dhurojnë spektakël dhe të tjerë që vrapojnë për 90 minuta.” Dymbëdhjetë kilometra është mesatarja e distancës që përshkon Sissoko në ndeshje, një jetë si mesfushor, në ndjekje të lojtarëve me këmbë të mira. Edhe pse futbolli i sotëm ka ndryshuar shumë në krahasim me të shkuarën, tani vrapohet dyfishi, dhe këmbët janë pak më të sjellshme me topin. Mushkëritë nuk mjaftojnë, duhet edhe zemra. “Edhe uria. Dëshira për të arritur deri në fund, nuk duhet të mungojë asnjëherë, ashtu siç nuk duhet braktisur e shkuara, nga ke ardhur, kush ishe para se të luaje në Liga ose në Premier, apo në Itali.” Momo origjinën e tij nuk e ka harruar. Ka pasur vështirësi për të gjetur shtëpi, pasi kjo duhej të kishte hapësirat e nevojshme për të pritur familjen e madhe në numër, katërmbëdhjetë vëllezër. Pas një muaji në hotel, është sistemuar poshtë kodrës, dhoma gjumi për të gjithë dhe frekuentimi i restoranteve etnike të preferuara, si qebapi. Eshtë sistemuar në kodër trupa televizive e stacionit sportiv “ESPN”, për një speciale mbi Sisokon. Ai ëndërron kualifikimin me Malin në Botërorin e Afrikës së Jugut më 2010-n dhe nuk ia ka zili Interit talentet që ka në skuadër. “Ne kemi Aleksin, kam pasur në skuadër lojtarë si Gerrard dhe Aimar, por Del Piero është i jashtëzakonshëm, si futbollist dhe si njeri. Interi? Gjashtë pikë diferencë janë pak, dy ndeshje… Në Champions, Reali i Madrdidit na ka karikuar në Europë, fitorja me Milanin do të na shërbejë në kampionat, por duhet të jemi gjithmonë të vëmendshëm.”