19 dhjetor 2008

Ranieri: Gëzohem që do ta vizitoj Londrën

Trajneri i Juventusit, Claudio Ranieri, është i emocionuar që në kuadër të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve do të ndeshet me ish-skuadrën e tij, Chelsea.
“Do të jetë kënaqësi të kthehem sërish në Angli dhe të luaj kundër Chelseat”. “Ne duhet t’i analizojmë gabimet e tyre në paraqitjet kundër skuadrave të mëdha, duke marrë parasysh faktin që në ato përballje kanë pasur shumë lojtarë të lënduar”. “Chelsea i ka lojtarët më të mirë në botë, ndërsa ne duhet të jemi në formën kulminante kur të përballemi me ta”, është shprehur Ranieri.