16 dhjetor 2008

“Ronaldinjo kokulur, gjigantë bardhezinjtë”

Milani, i shpërfytyruar nga Juve në Torino? Absolutisht po, duke pasur parasysh se si mediat evropiane kanë nënvizuar momentin e keq mbrojtës të skuadrës së Ançelotit. Duke hedhur një vështrim në organet e mediave kontinentale, bie në sy komenti absolutisht entuziast i “SkySports”, që ka cilësuar fitoren 4-2 të bardhezinjve si “një rezultat të ardhur pas një ndeshjeje triller, që u lejon bardhezinjve të shtojnë presionin ndaj Interit kryesues”. “As”, një nga të përditshmet kryesore spanjolle, kafolur për bardhezinjtë “si alternativa e vetme e besueshme e Interit kryesues”. Mendim i ndarë edhe nga “Goal”: “Juventusi i ri dhe i motivuar shfaqi më tepër energji se një Milan i vjetër. Jankulovski, Maldini,Emerson, Pirlo e Sedorf luajtën një ndeshje zhgënjyese, duke u mbytur nga dëshira e madhe e të rinjve të kalibrit të De Çeljes e Markizios”. Më direkte “Marca”, që ka përshëndetur kthimin e Juventusit, duke shkruar: “Si ndryshon jeta në pak kohë! Juve e dy muajve më parë dukej e vdekur dhe e paaftë për të ndjekur asnjë rezultat në këtë sezon. Ndërsa sot është rivalja kryesore e Interit”. “Sport” i ka dhënë natyrisht hapësirë përfundimeve “barceloniste” të ndeshjes. Titulli është i pamëshirshëm: “Zambrota me të kuqtë, Ronaldinjo vazhdon me kokën ulur dhe Interi, gjithmonë e më kryesues”. Artikull kryesor simpatik për “L’Equipe”: “Juventusi – ka qenë titulli i gazetës franceze – i bën dush Milanit”, duke iu referuar kushteve të motit, që mbërthyen “Olimpik” të Torinos dhe që ndikuan në ecurinë e ndeshjes”.