24 dhjetor 2008

Secco: Harrojeni Sissokon

Drejtori sportiv i Juventusit, Alessio Secco, e ka lëvduar mesfushorin Momo Sissoko dhe i ka thënë Real Madridit që të mos ëndërrojë se mund ta transferojë atë në janar.
Sissoko erdhi te bardhezinjtë nga Liverpooli për 11 milionë euro dhe shumë shpejt është bërë njëri nga heronjtë e Zonjës së Vjetër. Mediat kanë spekuluar se gjiganti spanjoll, Real Madrid, dëshiron ta transferojnë në Bernabeu lojtarin nga Mali, ndërsa Secco ka shuar çdo shpresë për ndonjë kalim të mundshëm të mesfushorit te Mbretërit. “E di se Reali e dëshiron Sissokon, mirëpo edhe ne e duam. Ai nuk është në shitje. Ai vlen afër 20 milionë euro, mirëpo nuk ka nevojë të bisedohet për çmim, pasi që nuk asnjë shans që të largohet në janar. Momo meriton një çmim për paraqitjet e tija këtë vit”, ka thënë Secco për “Tuttosport”.