20 dhjetor 2008

Seko: Nuk na frikëson askush

“Unë mendoj se Juventusi, i cili shkoi dhe fitoi në ‘Santiago Bernabeu’ me një rezultat aq të pastër dhe një lojë mëse bindëse, nuk duhet të frikësohet nga asnjë kundërshtar që mund të ketë përballë”. Këto janë fjalët e para të drejtorit sportiv të “Zonjës së Vjetër”, pas njohjes së kundërshtarit në Champions. “Edhe në muajin gusht, kur mësuam se në grup do kishim rivalë si Reali i Madridit dhe Zeniti, e dinim fare mirë se rruga për ne në këtë kompeticion nuk do të ishte e lehtë, por në fund të gjithë e patë sesi përfundoi. Në futbollin e sotëm asgjë nuk është e sigurt. Ne respektojmë kundërshtarin dhe do të japim maksimumin ndaj Çelsit për të kërkuar kualifikimin për më tej. Juve-Çelsi, sfida e Ranierit? Për Klaudion padyshim që do të jetë një përballje e veçantë duke qenë se i ka stërvitur për katër vjet londinezët”, përfundon Alesio Seko.