15 dhjetor 2008

"Shlyem paraqitjen e dobët ndaj Interit"

Klaudio Ranieri është në qiellin e shtatë pas fitores së arritur në mbrëmjen e djeshme kundër Milanit, pas një loje bindëse të lojtarëve të tij. "Përpara ndeshjeve u ka kërkuar lojtarëve të shikojë Juventusin e vërtetë, pasi ndaj Interit kishim zhgënjyer plotësisht dhe ndaj Milanit duhet të jepnim më të mirën tonë. Skuadra e sotme (dje) ishte fantastike dhe jam shumë i kënaqur që kemi fituar, mbi të gjitha e kemi merituar plotësisht suksesin. E dinim që Milani e kishte përgatitur mjaft mirë këtë takim, pasi edhe në sezonin e kaluar e patëm shumë të vështirë t'i mundnim. Për të qenë realistë, besoja plotësisht te kjo fitore, edhe pasi Pato barazoi përkohësisht rezultatin. U treguam të zotët të shfrytëzonin shumë miri rastet e krijuara për shënim. Mbase ajo që bëri diferencën kundrejt skuadrës sonë dhe Milanit ishte forca jonë fizike në mesfushë", thekson Klaudio Ranieri.