18 dhjetor 2008

“Të vazhdojmë me këtë ritëm edhe pas janarit”

Xhixhi Bufon është rikthyer të stërvitet rregullisht me skuadrën, gjë që ka shtuar optimizmin e tij për vazhdimin e kampionatit me Juventusin. Numri 1 bardhezi është gati të marrë vendin e tij në portën e “Zonjës së Vjetër” me fillimin e kampionatit pas festave të Vitit të Ri. “Jam optimist se mund të rikthehem në fushë me fillimin e ndeshjeve në muajin janar. Kam filluar të stërvitem me skuadrën dhe mendoj se pas dy ose tri javësh do të rikuperohem plotësisht nga dëmtimi im, - ka bërë të ditur mbrojtësi ekstrem i bardhezinjve, i cili e sheh me shumë optimizëm edhe luftën për fitimin e titullit kampion të Serisë A. – E vështirë do të jetë të mbajmë të njëjtën vazhdë fitoresh që kemi regjistruar deri në këtë pjesë të sezonit, pasi kur kalon një moment kaq pozitiv dhe arrin fitore të mëdha, është gjithmonë e vështirë të përmirësohesh. Gjithsesi, ne do të japim gjithnjë maksimumin tonë, qoftë në Itali, qoftë edhe në Ligën e Kampioneve, dhe në fund do të shohim bilancin tonë”, - ka theksuar Bufon.