14 dhjetor 2008

Tacconi: Juve do ta mposht Milanin

Portieri i dikurshëm italian, Stefano Tacconi, pret një ndeshje të bukur ndërmjet dy rivalëve të Serie A, Juventus dhe Milan, ndërsa pohon se Zonja e Vjetër do të dalë fituese. Bianconerët dhe Rossonerët ndeshen sonte në Stadio Olimpico të Torinos, ndërsa skuadra e cila e humb ndeshjen mund të heq dorë nga ëndrra për titull, duke pasur parasysh se Interi i ka tre pikë të lehta në ndeshjen e sotme kundër Chievos. “Do të jetë një betejë e madhe sonte, mirëpo unë pres që në fund Juve do të fitojë. Nuk mendoj se do të përfundojë me barazim, pasi që bardhezinjtë janë favoritë duke pasur parasysh se luajnë para tifozëve të vet”, ka thënë Tacconi.