16 dhjetor 2008

Trezegol pas katër javësh në fushë

Sulmuesi i Juventusit, David Trezeguet, pritet të kthehet në fushë pas katër javësh, i rikuperuar plotësisht dhe i gatshëm për lojë.
Francezi ka operuar të dy gjunjët dhe ka arritur që të shërohet dhe aktualisht është duke u stërvitur për ta kthyer kondicionin e nevojshëm për lojë. Rikthimi i Trezeguet do t’i sjellë edhe më shumë kokëçarje trajnerit Claudio Ranieri, se cilin sulmues do ta inkuadrojë në formacionin bazë. Ish-trajneri i Chelseat aktualisht preferon në sulm dyshen Alessandro Del Piero dhe Amauri, derisa Iaquinta dhe Giovinco janë ngrohës të stolit. Me rikthimin e Trezeguet, këta dy futbollistë nuk do të mund të inkuadrohen as si rezervistë, prandaj zgjidhja e Ranierit do të ishte që ta shndërrojë formacionin 4-4-2 në 4-3-3 me qëllim që t’i shfrytëzojë sulmuesit e tij.