20 dhjetor 2008

Zola: Chelsea do ta mposhtë Juventusin

Gianfranco Zola, futbollisti më i mirë në historinë e Chelseat, thotë se blutë do ta fitojnë Juventusin në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve.
Zola ditët më të mira të tij i kaloi në Stamford Bridge, por trajneri i tij aso kohe ishte Claudio Ranieri. Menaxheri i West Hamit beson se Juventusi do të bëjë një rezistencë të fuqishme ndaj Chelseat, por blutë do të shkojnë në çerekfinale.“Mendoj se Chelsea do ta fitojë, por me vështirësi. Mendoj se ndeshja në mes të Chelseat dhe Juves do të jetë shumë interesante”, thotë Zola.“Nga njëra anë është Chelsea, ku i kalova ditët më të mira të karrierës time, ndërsa në anën tjetër është Claudio Ranieri i cili më ka dhënë shumë”.“Jam i sigurt se ndeshja do të ofrojë shumë gjëra të bukura dhe spektakolare për gjithkënd”, ka deklaruar Zola.