31 janar 2009

Beqaj lëndohet sërish

Portieri i Kombëtares shqiptare, Arjan Beqaj, është dëmtuar sërish të premten gjatë seancës stërvitore me skuadrën e tij Anorthosis Famagusta, njofton gazeta qipriote "Simerini".
Beqaj është larguar menjëherë nga stërvitjet pasi ka ndier dhimbje, ndërsa pritja e gjatë që ai të rikthehet sot tashmë është shndërruar në mit. Portieri kuqezi të njëjtat probleme i kishte pasur edhe në takimin kundër Panthinaikosit në kuadër të Ligës së Kampionëve, me ç’rast mungoi dy muaj pas atij lëndimi. Shpresojmë që ai të jetë i gatshëm në përballjen kundër Maltës në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Botëror 2010, pasi që tashmë disa lojtarë të Përfaqësues shqiptare janë në dyshim.