31 janar 2009

Reali luan në transfertë kundër Numancias

Javë e 21-të e Temporadës spanjolle do ta gjejë të impenjuar Realin e Madridit në transfertë me Numancian. Ndeshja tjetër e kampionatit spanjoll që do të zhvillohet ditën e sotme është ajo mes Atletiko Bilbaos dhe Malagas, e cila do të luhet më herët, në orën 20:00, ndërkohë që Numancia-Real do të luhet në orën 22:00.Atletiko Bilbao ndodhet në vendin e 10-të me 26 pikë, ndërkohë që Malaga zë vendin e shtatë me 32 pikë, aq sa ka edhe Atletiko Madridi i vendit të gjashtë. Reali është skuadra e vetme e cila arriti të ruajë hapin e Barcelonës kryesuese në javën e fundit. Reali i Madridit ndodhet në vendin e dytë me 41 pikë, me një diferencë prej 12 pikësh nga Barcelona e vendit të parë. Numancia ndodhet në zonën e ftohtë të rënies nga kategoria, dhe në përballjen me Realin do të provojë me të gjitha format për të arritur një rezultat pozitiv.Ndeshjet e tjera për javën e 21-të të Primera Division do të luhen ditën e nesërme.