31 janar 2009

Xhilardino premton rikthim të shpejtë te goli

Xhilardino shpreson që t’i vijë në ndihmë Fiorentinës së tij, duke shënuar sa më shumë: “Rastet nuk do të mungojnë”. Bomberi i vjollcëve nuk shënon që prej gati pesë ndeshjesh, megjithatë ai nuk mendon se kjo është diçka për t’u shqetësuar: “Skuadra po luan mirë dhe është shumë e vendosur. Pas paraqitjeve pozitive kundër Juves e Milanit, ka ardhur edhe fitorja me Napolin. Jam mirë fizikisht dhe nuk jam i shqetësuar. Dua të luaj në çdo sfidë, pastaj do të jetë trajneri ai që do të vendosë. Grupi është në formë, kështu jemi në gjendje të vijojmë me një seri rezultatesh pozitive. Duhet të fitojmë sa më shumë pikë, që të jemi sa më afër vendit të katërt”.