28 shkurt 2009

Kreu vetëm katër pikë larg

Skuadra e cila një javë më parë e turpëroi Barcelonën në Camp Nou, ajo e Espanyolit, është mposhtur të shtunën mbrëma në shtëpinë e vetë nga Real Madridi.
Kampionët në fuqi kanë shënuar fitore me rezultat prej 2-0 në stadiumin Montjuic, kundër skuadrës së dytë nga qyteti i Barcelonës. Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi pa gola, ndërsa ndryshe ndodhi në pjesën e dytë. Ishte pikërisht lëvizja e trajnerit Juande Ramos meritore për këtë fitore, pasi që lojtarët e inkuadruar në pjesën e dytë (58’), Marcelo dhe Guti, ishin kyç për fitoren e mysafirëve. Goli i parë erdhi në minutën e 70-të, ndërsa golashënues ishte Guti, i cili mposhti portierin Kameni pas një ekzekutimi perfekt të gjuajtjes së lirë. Mbretërit dyfishuan epërsinë pas një pasimi të Marcelos te legjenda e Los Merengues, Raul Gonzalez Blanco, i cili me golin e shënuar theu një tjetër rekord duke u renditur i pesti në listën e top-golashënuesve më të mirë të të gjitha kohërave në La Liga. Me këtë fitore Los Blancos afrohen në vetëm katër pikë diferencë ndaj prijësit të La Ligas, Barcelonës, skuadër e cila të dielën e zhvillon ndeshjen shumë të vështirë kundër Atletico Madridit në Vicente Calderon.

Juve shënon fitore të vështirë

Skuadra e Juventusit ka arritur të nxjerrë tre pikë nga një përballje shumë e vështirë kundër Napolit.
Takimi i zhvilluar të shtunën mbrëma në Stadio Olimpico të Torinos, ndërmjet Juventusit dhe Napolit, ka përfunduar me fitore minimale të skuadrës vendase, prej 1-0. Bardhezinjtë ishin skuadër shumë më e mirë në pjesën e parë duke dominuar lojën dhe duke krijuar raste, me ç’rast erdhi edhe goli, pa përfunduar pjesa e parë (44’), ndërsa golashënues ishte Claudio Marchisio. Në pjesën e dytë, mysafirët napolitanë krijuan presion të madh para portë së Gigi Buffon, sidomos në minutat e fundit të ndeshjes, madje duke shënuar, por goli i tyre u anulua nga gjyqtari. Me këto tre pikë Juventus i afrohet Interit në gjashtë pikë, dhe do të mundohet ta ngushtojë diferencën e pikëve, kur dihet se zikaltrit të dielën përballen me Romën në Giuseppe Meazza.

Sevilla përforcon vendin e tretë

Skuadra e Sevillas ka shënuar fitore si mysafir i Athletic Bilbaos me rezultat 2-1.
Edhe pse ishin vendasit ata që shënuan të parët (26’), me anë të Gabilondos, mysafirët arritën që ta përmbysin rezultatin dhe të nxjerrin tre pikë nga ky takim. Pa përfunduar pjesa e parë (44’), sulmuesi Frederic Kanoute, barazoi rezultatin me golin e tij të parë në këtë ndeshje. Disa minuta brenda pjesës së dytë (58’), Kanoute shënoi golin e dytë dhe të fitores për Sevillën. Me këtë fitore, andaluzianët largohen për gjashtë pikë nga Villarreali që mban vendin e katërt me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Zarate i sjell tre pikë Lazios

Sulmuesi argjentinas, Mauro Zarata, ka shënuar të dy golat e fitores 2-0 të Lazios ndaj Bolognas, ndeshje që u zhvillua në Olimpiko të Romës.
Zarate shënoi nga një gol secilën pjesë, nga nëntë minuta para fundit të secilës. I riu argjentinas herën e parë mposhti portierin Antonioli pas 36 minutash lojë. Goli i dytë i Zarates erdhi në minutën e 81-të pas një loje të mirë me Tomasso Rocchin. Rastin më të mirë Bologna e pati në minutën e 39-të kur sulmuesi Marco Di Vaio pati rastin ta shënojë golin e 16-të këtë sezon.Me fitoren e fundit Lazio ngrihet në pozitën e shtatë me 38 pikë.

Mourinjo: Santon, një Faketi i ri

Në vigjilje të ndeshjes me Romën, Hoze Mourinjo ka gjetur kohën për të ngritur në qiell Santonin. “Është një fenomen. Pas 10-15 vjetësh do të bëhet një Maldini, një Zaneti apo një Faketi dhe unw do të kujtoj që kam bërë të njohur. Por dua të theksoj që merita është vetëm e tij, e personalitetit që ka shfaqur në fushë.” Mourinjo ëhstë shprehur edhe për ndeshjen me Romën: “Zakonisht, pas ndeshjeve të mëdha të Champions-it, ne fitojmë gjithmonë edhe në kampionat.” Interi kryeson e shkëputur nga skuadrat e tjera, ndërsa Roma pretendon një tjetër vend në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm. “Ne kemi nevojë për 30 pikë, që ta kemi të sigurt titullin. Roma duhet të tregojë çfarë objektivash ka. Mendoj që do të jetë një sfidë mjaft e vështirë. Roma është një skuadër që luan bukur futboll dhe kurrë nuk futet në fushë për të marrë një barazim 0-0. Kanë një trajner shumë të mirë, që do të kërkojë fitoren edhe në fushën tonë”, - është shprehur Mourinjo. Kivu nuk është grumbulluar për shkak të lodhjes fizike, ndërsa Kruz është ndëshkuar nga trajneri. “Ky vendim ka të bëjë me paraqitjen në Ligën e Kampionëve. Një futbollist e humbet ose e fiton vendin e titullarit në bazë të asaj që jep në fushë. Dhe përgjegjës për zgjedhjet gjithmonë është trajneri.” Ndërsa për Vieiranë portugezi shton: “E di që ka shumë dëshirë të luajë, por për mua nuk është në 100% të formës. Dhe për të fituar mua më duhen futbollistë në formë të plotë.”

Guti do të braktisë Realin në vitin 2011

Guti ka vendosur të largohet nga Reali i Madridit në vitin 2011. Këtë e deklaron vetë futbollisti i kampionëve të Spanjës në një intervistë për kanalin televiziv “La Sexta”. Kapiteni i Realit (në mungesë të Raulit) dëshiron t’i lërë vendin të rinjve në ekip, të cilët premtojnë më shumë për klubin legjendar. “Kam vendosur të largohem për t’i lënë vendin më të rinjve, -deklaron Guti. Kërkoj të provoj një eksperiencë ekzotike. Vendet e mia më të preferuara janë: Shtetet e Bashkuara,

Lampard dërgon Chelsean në pozitën e dytë

Mesfushori Frank Lampard ka shënuar në momentet e fundit të ndeshjes për t’i dhënë tri pikë të rëndësishme Chelseat në përballje me Wigan Athletic, të cilat pikë e ngritin klubin londinez në pozitën e dytë të Premierligës.
Blutë kaluan në epërsi që në pjesë të parë me anë të një goli të shënuar nga kapiteni John Terry (25’), por mysafirët nuk u dorëzuan dhe arritën të barazojnë tetë minuta para fundit të ndeshjes me anë të Kapo. Por, ishte Frank Lampard i cili u gjend në momentin e duhur për të shënuar me kokë në minutën e parë të kohës shtesë, duke ruajtur tri pikë në Stamford Bridge.Me këto pikë Chelsea grumbullon 55 pikë në vendin e dytë, sa ka edhe Liveprooli në të tretin, pas humbjes në fushë të Middlesbrough. Manchester United mbetet lider me 62 pikë dhe një ndeshje më pak.

Liverpooli gjithnjë më larg ëndrrës

Skuadra e Liverpoolit është mposhtur nga skuadra e parafundit në tabelë, Middlesbrough.
Takimi i zhvilluar të shtunën në Riverside Stadium, ndërmjet Middlesbrough dhe Liverpool, ka përfunduar me rezultat prej 2-0 në favor të skuadrës vendase. Vendasit kaluan në epërsi pas një goditjeje nga këndi, me ç’rast Xabi Alonso shënoi autogol (32’). Middlesbrough dyfishoi epërsinë me anë të Tuncay Sanli (63’), pasi të gjithë punën e kreu Aliadiere, i cili shmangu dy mbrojtës para se të pasonte te bashkëlojtari i tij. Me këtë fitore Middlesbrough largohet paksa nga fundi i tabelës, së paku deri të dielën. kur i zhvillojnë ndeshjet Blackburn dhe Stoke City. Ndërkaq kjo humbje ia minimizon Liverpooolit mundësitë për t’u shpallur kampion, duke ditur se Manchester United është shtatë pikë para, ndërsa të dielën mund të bëhen dhjetë pikë.

Hertha sërish në krye

Hertha Berlin është ngjitur sërish në krye të tabelës në Bundesligë, pasi ka shënuar fitore në takimin e zhvilluar të shtunën në Berliner Olympiastadion, kundër skuadrës së fundit në tabelë, Monchengladbach.
Vendasit nga kryeqyteti gjerman krijuan epërsi të dyfishtë me anë të Andrey Voronin (28’) dhe Pal Dardai (44’), ndërsa krejt çka arritën mysafirët ishte ngushtimi i epërsisë në 2-1, me golin e Michael Bradley (69’) nga pika e bardhë. Sensacioni i këtij viti në Bundesligë, skuadra e Hoffenheim, duket se e ka humbur shkëlqimi, pasi ka arritur të nxjerrë vetëm një pikë duke barazuar pa gola në fushën e Borussia Dortmundit.

Figo inkurajon Ronaldon t’i bashkohet Realit

Ish-ylli i Real Madridit, Luis Figo, ka porositur bashkëvendësin e tij, yllin e Manchester United, Cristiano Ronaldon, të transferohet në Bernabeu.
“Real Madrid është klubi më i rëndësishëm në botë, klubi më i mirë në botë. Mendoj se Ronaldo tashmë ka krijuar imazh në United”, ka thënë Figo për Marca.“Ai ka fituar gjithçka që mund të fitojë me klubin anglez, që është edhe një klub tjetër i madh, por ai duhet të ketë qëllime tjera tash, ambicie tjera, dhe Real Madridi do t’i lejojë atij të arrijë më shumë. Kjo është arsyeja pse i kam thënë. Nuk e di se çfarë mendon ai tash”, shton lojtari i Interit.

Resino: Atletico do ta mposhtë Barcën

Trajneri i Atletico Madridit, Abel Resino, thotë se skuadra e tij mund ta mposhtë Barcelonën në takimin e të dielës në Vicente Calderon.
"Atletico Madrid mund ta mposhtë Barcelonën. Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme, sepse mund të jetë moment kthyes për skuadrën”. “Ne mund ta mposhtim një skuadër të madhe. Kjo fitore do të na bënte më të fuqishëm dhe do të na ofronte me skuadrat e kreut. Nëse humbim, atëherë do të ketë ndikim shumë negativ te ne”, i ka thënë Resino gazetës “Marca”.

Ancelotti: Objektivi i Milanit kualifikimi në LK

Milani gjithnjë e më shumë po tërhiqet nga objektivat e tyre. Në fillim të sezonit objektiv kryesor ishte Scudetto, pastaj Kupa UEFA, ndërsa tani trajneri i Rossonerëve, Carlo Ancelotti, ka thënë se objektivi kryesor i skuadrës së tij është që të mbetet në katër vendet e para në tabelë.
“Vitin e ardhshëm e shoh Milanin në Ligën e Kampionëve dhe unë do të jem sërish trajner. Eliminimi nga Werderi na dëmtoi, mirëpo tani ne e dimë qëllimin tonë: të përfundojmë sezonin në vendet e para në tabelë”. “Nuk ka pasur zënka me Gallianin, por ai e ka bërë të qartë, atë që ne tashmë e dimë, dhe duhet ta realizojmë, pra të jemi në Ligën e Kampionëve sezonin ardhshëm”, ka thënë Ancelotti.

Mexes: Nuk kam frikë nga Ibra dhe Adri

Mbrojtësi i Romës, Philippe Mexes, mezi e pret ndeshjen e nesërme përballë Interit dhe thotë se nuk ka frikë nga Adriano dhe Zlatan.
Francezi është në një formë të mirë kohëve të fundit dhe me Juan që mungon për shkak të lëndimit, ai do të jetë lideri i katërshes mbrojtëse para portës së Donit në ndeshjen e nesërme përballë Interit.“Interi është një ekip shumë i fortë fizikisht dhe mund të na vënë në një presion të madh, veçanërisht që ne gjithmonë kemi pasur një problem me paqëndrueshmërinë. Por me kënaqësi e pranoj një sfidë të tillë. Ibra dhe Adriano nuk më frikojnë”, ka thënë Mexes.

Ançeloti: Qëndroj te Milani dhe luajmë në Champions

“As që e mendoj te shkoj në Spanjë, aq më tepër që kam kontratë deri në vitin 2010. Ka më shumë se pesë vjet që qarkullojnë fjalë për kalimin tim te Reali, por dëshira ime është të qëndroj te Milani.” Me këto fjalë Karlo Ançeloti u përgjigjet zërave për një transferimim të mundshëm në kampionatin spanjoll. “E ndjej që është moment i vështirë, por ndjej gjithashtu që i kemi mundësitë të marrim pjesë vitin që vjen në Ligën e Kamoionëve. Me Sampdorian dhe Atalantën do të luamë ndeshjet vendimtare”, - ka vijuar më tej tekniku kuqezi. “Shpresoj të rikuperohen Kaka dhe Ronaldinjo për të dielën e ardhshme me Atalantën. Nuk mund të jenë për Sampdorina, por për Atalantën besoj do të jenë të gatshëm. Pa Sedorfin dhe Ambrozimin, do të më duhet të bëj zgjedhje të detyrueshme.” Dy fjalë edhe për mungesaën e Kakasë: “Nëse nuk ke në dispozicion futbollistin më të mirë në botë, sigurisht do të kesh mangësi.”

Ranieri: Tani e ka radhën Napoli

Trajneri i bardhezinjve i ka kërkuar ekipit të tij të përqendrohet tek kampionati
Ranieri: Tani e ka radhën Napoli
Çelsi tashmë është lënë mbas krahëve dhe Klaudio Ranieri ka kërkuar që Juventusi të përqendrohet tek pengesa e radhës, Napoli. “E dimë që na pret një ndeshje shumë delikate kundër një skuadre që nuk po kalon një periudhë shumë të mirë”, ka thënë trajneri bardhezi. Dhe më pas ka vazhduar: “Ndeshjet janë shumë afër njëra-tjetrës, na takon ne të nxjerrim thonjtë për t’i treguar botës se kush jemi”. Dhe për Juventusin, Milani i eleminuar nga Kupa UEFA është një problem: “Nuk e prisja, - ka thënë Ranieri. - Tani i ka mbetur vetëm kampionati. Fishkëllimat ndaj Ançelotit? Në futboll nuk egziston mirënjohja, duhet të përpiqesh të fitosh gjithmonë. Mirënjohja ka munguar gjithmonë. Por këto janë momente që t’i i veçon dhe të ndihmojnë për të vazhduar përpara”. Në lidhje me vendimin e Pavel Nedvedit për t’u tërhequr nga futbolli në fund të këtij sezoni: “Nuk jam i befasuar nga fjalët e tij, - ka vazhduar tekniku juventin. - Kjo është hera e parë që Pavel e deklaron një gjë të tillë dhe për këtë duhet respektuar. Vendimi i tij nuk na shkakton probleme, por ai që do të vijë në vendin e tij do të ketë nevojë për kohë për t’u përshtatur me lojën e një skuadre si Juventus”. Për atë që do të zëvendësojë Nedvedin flitet gjithmonë për Diegon, i cili ka shkëlqyer edhe në “San Siro”: “Ka luajtur shumë mirë, por nuk besoj se kjo është një gjë e re”.
IAKUINTA FITON NE GJYKATE Nuk po luan shumë, por ndërkohë ka fituar në gjykatë. Në fakt, Vinçenco Iakuinta, është shpallur i pafajshëm nga një gjykatës i Pavias, i cili ka gjykuar sulmuesin juventin në bazë të akuzës për mospagimin e drekës së dasmës së tij, që është zhvilluar në 2003-in. Iakuinta ka zgjedhur një restorant në Pavia për të organizuar banketin për martesën e tij me Ariana Kuçinotën. Të ftuarit ishin 250. Por, sipas Iakuintës, vetëm 130 kanë qenë të pranishëm: 120 të tjerët kanë qenë të detyruar të largoheshin, pasi nuk kishte ushqim për të gjithë. Futbollisti nuk ka pasur dyshime: bëhej fjalë për një organizim të keq, kështu pasi kishte bërë një parapagesë prej 5 mijë eurosh, ka refuzuar të paguajë pjesën tjetër. Në këtë pikë drejtuesit e restorantit, kanë vendosur ta hedhin në gjyq, duke pretenduar pagesën e shumës së mbetur (në total 16 mijë euro). Çështja ka përfunduar në gjykatën e Pavias, ku gjykatësi i ka dhënë të drejtë Iakuintës.
FRAKTURE PER KAMORANEZIN - Rezultatet e ekzaminimeve që i është nënshtruar Mauro Xherman Kamoranezi, i cili nuk e ka përfunduar ndeshjen kundër Çelsit për shkak të një dëmtimi, kanë treguar një frakturë në brinjën e nëntë të krahut të majtë. Mesfushori i pafat juventin, i cili është goditur nga një sërë dëmtimesh që nga fillimi i sezonit, do të duhet të qëndrojë pushim për disa javë, që do ta ndihmojnë edhe për të kaluar problemin muskulor në kofshën e djathtë, që e shqetëson lojtarin prej kohësh.
PELQEHET EDHE DEKO - Ndërsa Diego mban pezull Juven me fraza “diplomatike” përpara gazetarëve italianë (”Jam i lumtur që bardhezinjtë interesohen për mua, por për momentin mendoj vetëm për Vedrerin”), Alesio Seko ndjek edhe objektivë të tjerë. Drejtori sportiv i Juventusit i ka kërkuar informacione Çelsit mbi Dekon. Portugezi, i kërkuar nga Skolari, nuk po gjen më shumë hapësira me Hidinkun. Kushton më pak, por paguhet më shumë. Zgjidhja mund të jetë marrja me formulën e borxhit.

Ramos duhet të plotësojë edhe dëshirat e futbollistëve

Huando Ramos është duke u përballur me pakënaqësitë e disa futbollistëve tek Reali i Madridit. Tekniku i Realit duhet të vendosë një harmoni perfekte në aktivizimin e lojtarëve, megjithëse me mbërritjen e tij në Madrid skuadra legjendare ka rritur shpresat për të triumfuar në fund të sezonit.

Van der Vart, Roben dhe Shnaider, nuk janë aspak të kënaqur me aktivizimet e pakta të tyre nga trajneri i ri. Të njëjtin shqetësim ka edhe Faubert, i cili mbërriti në merkaton e janarit nga skuadra e Uest Hemit.

Ramos ka kritikuar mënyrën e lojës së Robenit, ndërsa për Faubertin ka deklaruar se atë e mban jashtë dëmtimi.

"Roben duhet ta harrojë fare lojën individuale në qoftë se mendon të jetë pjesë e ekipit. Me këtë lojë ai po largohet gjithnjë e më shumë nga grupi. Faubert është i lënduar, si mund ta aktivizoj unë atë në një gjendje të tillë?! Ndërsa, Van der Vart do t’i kuptoje gabimet që po bën me kalimin e kohës", deklaron trajneri i Realit të Madridit, Huando Ramos.

Reali kërkon të “mbysë” Espanjolin “e mbytur”

Reali i Madridit do të ketë një tjetër përballje të vështirë këtë javë kundër Espanjolit. Këta të fundit vijnë pas fitores së madhe në derbin e Katalunjës me Barcelonën javën e shkuar. Ndërsa, Reali shkatërroi në javën e fundit Betisin me rezultatin tenistik 6-1. Madrilenët e kanë ngushtuar ndjeshëm diferencën me Barcelonën udhëheqëse, nga 12 në 7 pikë vetëm në dy javët e fundit. Por, skuadra e Ramosit mori një goditje të fortë këtë mesjavë brenda në “Bernabeu” nga Liverpuli për Ligën e Kampioneve. Në këtë ndeshje pritet reagimi i tyre pas humbjes 0-1 me anglezët.Reali i Madridit ndodhet në kuotën e 53 pikëve, ndërsa, Espanjoli ka arritur të grumbullojë deri tani vetëm 21 pikë, duke u renditur i parafundit. Ndeshja Espanjol-Real madrid do të zhvillohet sonte në orën 22:00.

Gatuzo i hap telashe vetes me përmendjen e Finlandës

Rino Gatuzo i ka hapur mjaft telashe vetes me deklaratën e lëshuar para disa ditësh rreth sulmuesit Amauri. Telashet nuk vijnë nga braziliani, por, nga Finlanda, vend të cilin Gatuzo e zuri me gojë gjatë intervistës së tij. “Amauri është sjellë shumë herë vërdallë me këtë histori. Tani është më mirë nëse luan me Brazilin. Italia është kampione bote, dhe jo Azerbajxhani apo Finlanda”, është shprehur futbollisti Gatuzo. Fraza e fundit ka ngjallur zemërimin e Finalandezëve. Thuajse të gjitha gazetat e vendit nordik kanë publikuar deklaratën e Gatuzos, në të cilën ai përmend emrin e këtij shteti. Sipas “Gazzetta dello Sport”, çështja është duke marrë përmasa diplomatike.

Lorik Cana do t’i mungojë sërish Marsejës

Lorik Cana vazhdon të vuajë akoma prej dëmtimit të pësuar në gju. Futbollisti i përfaqësueses shqiptare është i dëmtuar që prej dy muaj e gjysmësh. Problemin e fundit Cana e ka shfaqur në përballjen me Tuenten ditën e enjte për Kupën Uefa. Kapiteni i marsejezëve ka kërkuar zëvëndësimin në minutën e 94-t, pasi nuk mund t’i vazhdonte dot 30 minutat shtesë të takimit.Dëmtimin e Lorik Canës e ka konfirmuar edhe vetë trajneri Erik Gerets, duke deklaruar se ai është duke iu nënshtruar kontrolleve mjekësore. Mungesa e kapitenit do të ndjehet për ekipin francez, sidomos në ndeshjen kundër Ajaksit të Amsterdamit për 1/8-at e Kupës Uefa.

Barcelona fillon gjuetinë për Karim Benzemanë

Përballja e Barcelonës me Lionin në Ligën e Kampioneve është bërë shkak i fillimit të kontakteve për kartonin e Karim Benzemasë. Presidenti i Barcelonës, Laporta, ka komunikuar vazhdimisht me homologun e tij të Lionit, Aulas, gjatë ndeshjes. Dy njerëzit më të mëdhenj të klubeve respektive kanë darkuar më pas së bashku në restorantin “Paul Bocuse”, një nga më të famshmit e planetit. Për Barcelonën, Karim Benzema shihet si zëvëndësuesi ideal i Samuel Etosë në ekip. Mediat spanjolle dhe ato franceze publikojnë se mes dy presidentëve janë zhvilluar bisedime rreth shifrave konkrete për transferimin e francezit në Spanjë

Daily Mirror: Dowing, pasardhës i Ndevedit

Stewart Dowing mund të jetë zëvëndësuesi i Pavel Nedvedit tek skuadra e Juventusit. Këtë hipotezë e hedh në skenë tabloidi anglez Daily Mail. Sipas këtij tabloidi, skuadra italiane po interesohet prej disa muajsh për shërbimet e 24-vjeçarit të Midellsbrout.Veç Stewart Downing, Juventusi interesohet edhe për alternativat e tjera, si, Babel, Riberi, Kasano dhe David Silva. Futbollisti Downing ka të dhëna mjaft të mira për të qenë një zëvëndësues i denjë i Pavel Nedvedit, sipas tabloidit anglez.

Toti që nga minuta e parë në fushë përballë Interit

Françesko Toti do të jetë i gatshëm për trajnerin Spaleti në ndeshjen më të rëndësishme të kontinentit këtë fundjavë. Kapiteni pritet të jetë në fushë që nga minuta e parë në superndeshjen Inter-Roma, e cila do të luhet nesër në orën 20:30.

Spaleti pritet të hedhë në fushë edhe “qejfmbeturin” Panuçi. Futbollisti mësohet së është penduar për sjelljet e tij të fundit, dhe i ka kërkuar ndjesë teknikut kryeqytetas. Në qendër të mbrojtjes, bashkë me Panuçin, do të jetë Filip Mekses.

Simone Perrota ka pësuar një tërheqje të rëndë muskulare në stërvitjen e fundit, e cila do ta lërë përfundimisht jashtë kësaj superpërballjeje. Lajm i mirë për kampin kryeqytetas është rikthimi i Mirko Vuçiniçit, i cili do të jetë në fushë që nga minuta e parë.

Më poshtë do të paraqesim formacionin praprak të Luçiano Spaletit në prag të superndeshjes së Romës në transferten e Interit.

Roma (4-3-2-1): Doni; Motta, Mexes, Panucci, Riise; Taddei, De Rossi, Brighi; Pizarro; Vucinic, Totti.

Në stol: Artur, Loria, Diamoutene, Cicinho,
Menez, Baptista, Montella.

Të padisponueshëm: Cassetti, Aquilani, Juan, Perrotta

Mbërrin çudia ruse, asnjë femër në stadium!

Drejtuesit e klubit të Zenitit kanë marrë një masë të “paparë” në historinë e futbollit modern. Asnjë femër nuk do të lejohet të hyjë në stadium për të parë ndeshjet e kësaj skuadre. Ky vendim i çuditshëm merret për të parandaluar humbjen e vëmendjes së meshkujve gjatë kohës që zhvillohen takimet. Vendimi ka shokuar mjaft femra, të cilat ndjekin rregullisht skuadrën e Zenitit në stadium. Ruslan Drjuma, zëdhënës i klubit të Zenitit, deklaron se vendimi i marrë nuk ka të bëjë aspak me diskriminimin ndaj gjinisë femërore.

Sevila do të hapë javën me transfertën e Bilbaos

Ndeshja hapëse e javës së 25-të në Primera Division do të jetë ajo mes Atletiko Bilbaos dhe Sevilas. Objektivi i Sevilas për këtë sezon është renditja mes skuadrave më të mira të Spanjës, objektiv që është arritur deri tani. Sevila ndodhet në vendin e tretë me 44 pikë. Ndërsa, objektivi i Bilbaos është Liga e Europës. Aktualisht kjo skuadër ndodhet në vendin e 9-të me 31 pikë.Takimi mes Atletiko Bilbaos dhe Sevilas do të nisë në orën 20:00.

Kievo, polemika për Bogdanin në stol

Shpërthejnë polemikat në mediat lokale të Veronës. Në qendër të kritikave vazhdon të jetë trajneri i Kievos, Mimo Di Karlo. Por shkak për këtë është bërë pozicionimi i skuadrës në fund të tabelës, në rrezik për të rënë në Serinë B. Kritikat kryesore u referohen përzgjedhjeve të trajnerit në lidhje me sulmin, gjë që ka rezultuar jo efikase deri tani. Gazeta italiane "L‘Arena" i ka konsideruar të gabuara zgjedhjet e trajnerit, i cili, sipas tyre, ka lënë në stol një sulmues si Bogdani. "Mbetet enigmë përgjigjja se përse Di Karlo nuk e aktivizon Bogdanin, një lojtar që ka gjithçka, forcë fizike, eksperiencë, karakteristika të mira teknike dhe adapt për të formuar çiftin e sulmit së bashku me Pelisier. Dyshja Bogdani e Pelisier do ishte më e mirë mes alternativave të pakta që ka Kievo për momentin në dispozicion".

Tierri Henri do ta mbyllë karrierën në Barcelonë

Tierri Henri është rikthyer në formën e tij më të mirë tek skuadra e Barcelonës, që pas mbërritjes nga Arsenali. Ylli i futbollit francez ka deklaruar, menjëherë pas shënimit të golit kundër Lionit, se do të vazhdojë të luajë me Barcelonën edhe në sezonin e ardhshëm.Në një intervistë për gazetën katalanase “La Vanguardia”, Henri ka zbuluar disa nga planet e tij për të ardhmen, dhe ka folur për situatën tek Barcelona. Ai deklaron se në Barcelonë është shumë më ndryshe sesa tek Arsenali.“Është shokuese sepse duhet të jetosh këtu për ta kuptuar. Është Katalonje, dhe jo Spanjë, është një gjë krejt tjetër. E dua qytetin, pasi, që në muajin shkurt dielli ndriçon. Këtu jetohet dhe ushqehet mirë. Ky është një ndër tre apo katër klubet më të mëdha në botë, dhe është normale që dua ta mbyll këtu karrieren time”, deklaron Tierri Henri.

Çelsi përballë Uiganit për të forcuar pozitat

Çelsi do të ketë përballë për javën e 27-të skuadrën e Uiganit. Gus Hidink e ka filluar në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën e tij “të shkurtër” tek skuadra e Abramoçit. Në ndeshjen e parë ai fitoi në transfertë me rivalët direktë të Aston Vilës, duke i parakaluar ata në klasifikim. Ndeshja e dytë ishte ajo e mesjavës kundër Juventusit të Torinos për Ligën e Kampioneve, të cilën Çelsi e fitoi me rezultatin minimal 1-0. Aktualisht, skuadra londoneze ndodhet në vendin e tretë me 52 pikë, 10 më pak se Mançesteri, dhe 3 më pak se Liverpuli i vendit të dytë. Në anën tjetër, Uigani renditet në vendin e 7-të me 35 pikë. Ndeshja Çelsi-Fulham do të luhet sot në orën 16:00.

Arsenalit nuk i lejohet asnjë hap tjetër fals

Arsenali do të përballet sot me Fulhamin në “Emirates Stadium” për javës së 27-të të Premier Ligës. Skuadra e drejtuar nga Arsen Venger ndodhet në një pozicion të vështirë në kampionat, në vendin e pestë me 45 pikë, 6 më pak se Aston Vila e vendit të katërt. Me këtë renditje Arsenali nuk arrin të shkojë dot në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm. Fitorja në këtë ndeshje është një detyrë për skuadrën e Vengerit, e cila është larguar shum nga objektivat e sezonit. Arsenali në këtë takim vjen pas fitores 1-0 në mesjavë me Romën për ndeshjen e parë të 1/8-ve të Ligës së Kampioneve. Ndërsa, Fulhami aktualisht renditet në vendin e tetë me 33 pikë. Takimi Arsenal-Fulham do të luhet në orën 16:00.

Ajaksi, kundërshtari i Marsejës, por Lorik Cana dëmtohet përsëri

Ndërsa mësohet se Olimpik Marseja do të përballet me Ajaksin e Amsterdamit në turin e një të tetave të Kupës UEFA, pas atij kualifikimi me shumë emocione ndaj Tventes (7-8 në total pas gjuajtjes së penalltive), skuadra franceze pëson një goditje të rëndë. Mesfushori shqiptar, Lorik Cana, i sapo rikthyer nga një dëmtim i gjatë (rreth 2 muaj e gjysmë), është dëmtuar sërish. Sipas medias franceze, në ndeshjen ndaj Tventes, Cana ishte një ndër lojtarët më të mirë në fushë deri në minutën e 94-t, kur kërkoi të zëvendësohej, pasi ndjente dhimbje në gju. Dëmtimin e konfirmoi dhe trajneri Erik Gerets. Cana ka luajtur një ndeshje të madhe, por nuk mundej të vazhdonte më tej, tha Gerets. Ai u është nënshtruar kontrolleve mjekësore në gurin e dëmtuar". Shpresohet për një dëmtim të lehtë, por edhe pse është grumbulluar për ndeshjen e të dielës kundër Kanës, është shumë e mundur që Cana të mos jetë i disponueshëm për t‘u aktivizuar. Pas kualifikimin ndaj Tventes, Cana u shpreh: "Ashtu siç e kishim dhe parashikuar, ishte një ndeshje e vështirë. Tvente nuk kishte fituar rastësisht në shtëpinë tonë (0-1). Për fat ia dolëm dhe jemi 1/8 e Kupës UEFA. Kemi ambicie të mëdha në këtë kompeticion, nënvizoi Cana. Kjo ndeshje na rifuti sërish në garë. Do të bëhemi akoma më shumë ambiciozë. Kemi dëshirë të shkojmë në finale. Ndërsa në turin e 1/8, Cana&Co kanë si kundërshtar Ajaksin, ish-skuadrën me të cilën trajneri aktual i Shqipërisë Ari Han fitoi Kupën e Kampioneve në 1971-1972 pikërisht kundër Marsejës. Marseja dhe Ajaksi janë përballur edhe dy herë të tjera në Kupat e Evropës. Për herë të parë janë përballur në një të tetat e çerekfinaleve të Kupës së Kampioneve në sezonin 1971/1972, ku Ajaksi do të fitonte 1-1 ndeshjen e parë në "Velodrome". Në ndeshjen e kthimit holandezët triumfuan me rezultatin e thellë 4-1, ku autorët e golave ishin Krujf (dopjetë), Sjak Svart dhe Ari Han, trajneri aktual i Shqipërisë. Atë vit Ajaksi fitonte edhe titullin e kampionit të Evropës. Ndërsa në sezonin 1987-1988 janë përballur sërish, këtë herë në gjysmëfinalen e Kupës së Kupës. Ndeshjen e luajtur në Francë e fitoi sërish Ajaksi me rezultatin 3-0, ndërsa në atë të kthimit në shtëpi pësoi një humbje 2-1, por megjithatë u kualifikua për në finale, ku do të mundej 1-0 nga belgët e KV Mechelen.

Liverpuli ka shnasin të afrohet me Junaited

Liverpuli ka shansin të ngushtojë përkohësisht diferencën me Mançester Junaited këtë javë. Mançesteri, ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të kundër Portsmuthit, nuk do ta zhvillojë këtë fundjavë, por, në datë 22 prill. Kështu, ndjekësi më i afërt, Liverpuli, do të provojë në transfertën e Midellsbrout të çojë në 4 pikë diferencën me udhëheqësit.Liverpuli do të luajë sot përballë Midellsbrout në orën 16:00. Skuadra e drejtuar nga Rafa Benitez ndodhet në vendin e dytë me 55 pikë. Në këtë takim kjo skuadër vjen pas fitores së bujshme në “Bernabeu” përballë Realit të Madridit, në ndeshjen e parë të vlefshme për 1/8-at e Ligës së Kampioneve. Ndërsa, Midellsbrou ndodhet në vendin e parafundit të Premier Ligës me 23 pikë, duke rrezikuar seriozisht rënien nga kategoria.

Arminia i rrëmben barazimin Këlnit "të fortë"

Arminia e Bielefeldit arriti të marrë mbrëmë një barazim 1-1 në fushën e vështirë të Këlnit për javën e 22-të të Bundesligës. Këlni vinte tepër euforik në këtë takim, pasi, javën e kaluar mposhti Bajernin e Mynihut brenda në “Alianc Arena”. Vendasit e Këlnit ishin të parët që kaluan në avantazh pas 15 minutave lojë me anë të Petit. Armina do ta gjente barazimin pa përfunduar akoma pjesa e parë e takimit me anë të Katongos. Me këtë barazim Këlni arriti të ngjitet në kuotën e 29 pikëve, duke mbajtur përkohësisht vendin e 10-të. Arminia ndodhet në vendin e 14-të me 20 pikë, po aq sa ka edhe Kotbusi i Ervin Skelës. Pesë takime të tjera të javës së 22-të të Bundesligës gjermane do të zhvillohen sot në orën 15:30, ndërsa, tre takimet e fundit do të zhvillohen nesër në oren 17:00.

Lacio do të presë Bolonjën në “Olimpiko”

Lacio do të presë sot Bolonjën në “Olimpiko” në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të të Serisë A. Delio Rosi ka siguruar përfundimisht pjesëmarrjen e Foxhias, i cili do të përbëjë treshen e sulmit së bashku me Manfredinin dhe Rokin.

Në kampin e Bolonjës, Sinisha Mihajloviç nuk do të ketë të gatshëm Coelhon. Terzi është i skualifikuar, duke qenë një mungesë e rëndësishme e mbrojtjes. Ndërsa, Adailton nuk është rikuperuar akoma.

Më poshtë do të paraqesim formacionet paraprake të Lacios dhe Bolonjës.

Lazio-Bologna (E shtunë, ora 18:00)

LAZIO (4-3-3): Muslera; Lichtsteiner, Siviglia, Cribari, Kolarov; Brocchi, Ledesma, Matuzalem; Foggia, Zarate, Pandev.
Në stol: Carrizo, Rozenhal, Radu, De Silvestri, Dabo, Manfredini, Rocchi.
Trajner: Rossi.
Të padisponueshëm: Del Nero, Meghni, Mauri

BOLOGNA (4-5-1): Antonioli; Belleri, Britos, Terzi, Lanna; Coelho, Mingazzini, Volpi, Mudingayi, Bombardini; Di Vaio.
Në stol: Colombo, Zenoni, Mutarelli, Valiani, Amoroso, Bernacci, Marazzina.
Trajner: Mihajlovic
Të padisponueshëm: Paonessa, Cesar, Osvaldo, Moras (I skualifikuar, 1)

Klinsmann hedh poshtë spekulimet për kalim në City

Trajneri i Bayern Munichut, Jurgen Klinsmann, i ka hedhur poshtë spekulimet të cilat e kanë lidhur atë me një kalim në Manchester City.
Mediat gjermane shkruan se City dëshiron ta zëvendësojë trajnerin aktual Mark Hughes me Jurgen Klinsmann. Gjermani është nën presion të madh tek Bayerni për shkak të disa ndeshjeve të dobëta në Bundesligë. Megjithatë, ish-përzgjedhësi i kombëtares gjermane ka mohuar se dëshiron të largohet nga Allianz Arena. “Gjithmonë ju them lojtarëve të mi si Frank Ribery, se spekulimet se një klub tjetër ju dëshiron janë një kompliment për Bayernin dhe vetë ju. Nëse i dëgjoni ofertat, duhet të jeni krenar dhe kjo iu pëlqen edhe menaxherëve dhe trajnerëve si edhe lojtarëve”, thotë Klinsmann. “Por, unë kam marrëveshje me Bayernin deri në fund të sezonit të ardhshëm dhe mendoj vetëm për këtë dhe si të fitoj sa është e mundur më shumë trofe në këtë periudhë”, ka shtuar trajneri.

City do ta shesë Robinhon

Manchester City raportohet se është i gatshëm të shesë në fund të sezonit lojtarin më të shtrenjtë të Premierligës, Robinhon.
Daily Mail, duke u bazuar në disa burime të afërta me pronarët arab, thotë se klubi dëshiron t’i zvogëlojë harxhimet e veta nëse do të marrë ndonjë ofertë të pranueshme për sulmuesin. Është e kuptueshme se kompania që ka në pronë Cityn, Abu Dhabi United Group, është e bindur se Robinho nuk ka dëshmuar suksesin të cilin pronarët kanë shpresuar kur e blenë për 32.5 milionë funte nga Real Madridi gjatë afatit kalimtar të verës. Forma e Robinhos ka qenë larg nga ajo e pritura dhe ai ka pasur edhe ndikim negativ tek anëtarët tjerë të ekipit së bashku, me brazilianin tjetër Elano. Mark Hughes raportohet se do të pranojë ta shesë brazilianin gjatë verës, pasi edhe vetë 25-vjeçari duket i pakënaqur në Eastlands.

Pavlyuchenko dëshiron të luajë për United

Sulmuesi i Tottenhamit, Roman Pavlyuchenko, thotë se ai do të pëlqente të luajë për rivalin e radhës në finalen e nesërme të Kupës Carling, Manchester United.
“Do të ishte gabim të mos ëndërroje për këtë”, ka thënë Pavlychenko kur është pyetur nëse do të dëshirojë të luajë për United. “Kam kuptuar se Premierliga është saktësisht arsyeja se pse dikush fillon të luajë futboll në radhë të parë. Dhe Manchester United është lideri. Çdokush ëndërron të luajë atje. Kur një ëndërr tjetër realizohet, njeriu fillon të ëndërrojë një cak tjetër”, ka thënë sulmuesi rus.

Ferguson: Kërkoj këshilla nga Giggs

Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, thotë se ai konsultohet shpesh me Ryan Giggs para se të marrë vendime të mëdha.
“Ai është pjesë e rendit të dytë jozyrtar të stafit. Kam besim në të dhe marr këshilla prej tij. Ai e kupton klubin dhe lojtarët e rinj më mirë se çdokush tjetër”, ka thënë Ferguson. “Nëse i jepni atij shtatë ditë pushim dhe ai do të jetë si një djalosh i ri. Ai është në formën e më të mirë që ndonjëherë e kam parë”, ka shtuar skocezi.

27 shkurt 2009

Juventus VS Napoli [22.02.2009 -20:30]

Te Ftuarit e C.Ranierit per sfiden e radhes me Napolin.

1 Buffon
3 Chiellini
4 Mellberg
7 Salihamidzic
8 Amauri
9 Iaquinta
10 Del Piero
11 Nedved
13 Manninger
17 Trezeguet
18 Poulsen
19 Marchisio
20 Giovinco
21 Grygera
22 Sissoko
28 Molinaro
30 Tiago
32 Marchionni
33 Legrottaglie


FORMACIONI I MUNDSHEM: 1 Buffon, 4 Mellberg , 3 Chiellini, 33 Legrottaglie, 28 Molinaro, 32 Marchionni, 22 Sissoko, 30 Tiago (19 Marchisio), 11 Nedved, 10 Del Piero (8 Amauri), 17 Trezeguet

Nedved: Amauri duhet të mendojë vetëm për Juven

Veterani i Juventusit, Pavel Nedved, ka kërkuar nga bashkëlojtari i tij, Amauri, të mos shpërqendrohet me çështjen se për cilën përfaqësuese do të luajë, por të mendojë vetëm për bardhezinjtë.
Sulmuesi i Zonjës së Vjetër, Carvalho Amauri, ende nuk ka vendosur për cilën përfaqësuese do të luajë, për Brazilin apo Italinë, duke ditur se kohë më parë ai e mori edhe pasaportën italiane. “Situata e Amaurit nuk po menaxhohet mirë dhe ai mund të shpërqendrohet nga kjo çështje. Ai duhet të mendojë vetëm si të luajë për Juven. Ndërsa për cilën përfaqësuese do të luajë duhet të vendoset më vonë”, ka thënë Nedved.

Milani në krizë!

Eliminimi i Milanit nga Kupa UEFA, ka nxitur reagimin e hierarkisë së klubit, derisa zëvendëspresidenti i skuadrës, Adriano Galliani, ka vizituara fushën stërvitore në Milanello.
“La Gazzetta Dello Sport” njofton se Galliani ka mbajtur një takim me trajnerin Carlo Ancelotti dhe pjesën tjetër të skuadrës me dyer të mbyllura. Kupa UEFA ishte e vetmja garë të cilën Milani kishte shpresa ta fitonte, kur kihet parasysh se ëndrra për Scudetto është vetëm iluzion duke llogaritur diferencën prej 11 pikësh që ka me Interin. Gazeta pohon se Galliani ka kërkuar të vetmen gjë që mund ta bëjnë Rossonerët këtë sezon: deri në fund të sezonit të qëndrojnë në katër vendet e para në Serie A.

Del Piero ngushëllohet në fund me “U2″

Alesandro Del Pieros nuk i kanë mjaftuar komplimentat e Hidink dhe vetëdija se Juventusi ka luajtur më mirë se Çelsi në pjesën e dytë. “Eshtë një ngushëllim i vogël, - ka thënë kapiteni bardhezi. Ndoshta meritonim barazimin. Por në Torino duhet të bëjmë diçka më shumë”. Ndrëkohë në përfundim të ndeshjes, Del Piero, ka pasur një surprizë të këndshme në dhomat e zhveshjes. Në fakt, gjatë sfidës midis Çelsit dhe Juventusit, në tribunë, miq të Abramoviçit, kanë qenë pjesëtarët e gurpit legjendar U2. Në mbarim të takimit, solisti Bono dhe kitarristi “The Edge”, kanë shkuar në dhomat e zhveshjes të Juves për të përshëndetur Del Pieron dhe lojtarët e tjerë. Një ngushëllim i vogël pas një nate që nuk ka shkuar shumë mirë për skuadrën bardhezi.

Bonjek i ashpër: Anglezët leksion italianëve

Tashmë është një italian me të gjitha efektet dhe, Zibi Bonjek, nuk e ka fshehur zhgënjimin e tij për paraqitjen e bërë nga ekipet italiane në përballjen e trefishtë me skuadrat angleze në Champions Ligë. “Në përgjithësi, nëse mendoj për ndeshjet e Romës dhe të Interit, them se anglezët nga kanë dhënë një mësim të mirë. Dhe nëse italianet janë akoma në garë, nuk është meritë e kulturës futbollistike që ato kanë, por vetëm e fatit. Mançester Junajted dhe Arsenali kanë qenë më të përgatitur dhe kanë dominuar ndeshjet respektive. Nëse do të na ndihmojë fati, ndoshta skuadrat më të forta edhe mund të eleminohen, por për mendimin tim situata është shumë e vështirë, dhe kulaifikimi do të ishte shumë i rastësishëm”, ka deklaruar ish-sulmuesi polak i Juventusit Zibi Bonjek.

Ranieri beson: E vështirë, jo e pamundur

Klaudio Ranieri mendon që tani për ndeshjen e kthimit ku Juventusi do të duhet të përmbysë rezultatin e “Stemford Brixh”. “Pas dy javësh duhet të bëjmë ndeshjen perfekte, - ka thënë trajneri -, të bëjmë të paktën një gol dhe të mos pësojmë asnjë. Në Londër nuk kemi arritur të shënojmë, por tani na takon ne të kontrollojmë ndeshjen dhe t’i vëmë ata nën presion.
Do të jetë e vështirë, por jo e pamundur, e dimë që mund të fitojmë”. Në lidhje me humbjen, Ranieri, ka dhënë shpjegimin e tij: “Donim t’i hiqnim iniciativën Çelsit, por e kemi filluar keq ndeshjen, si në Palermo. Jemi përpjekur t’i dominojmë në shpejtësi, por nuk kemi arritur. Shpresojmë të bëjmë më mirë pas dy javësh. Duhet të luftojmë deri në sekondën e fundit”, ka përfunduar tekniku bardhezi....

Nedved-Juventus, lamtumira në qershor

Mesfushori çek vendos të tërhiqet nga futbolli: Ka ardhur momenti t’ua lë vendin të rinjve

Pavel Nedved dhe Juvja. Një lamtumirë që po aforhet gjitnjë edhe më shumë ajo midis lojtarit çek dhe “Zonjës së Vjetër”. Në fund të sezonit 37 vjeçari do të thotë stop, duke u larguar nga futbolli i lujatur dhe pas 13 viteve të kaluara në Itali, në fillim tek Lacio, më pas në Torino.

Vitin e kaluar ka ardhur dhe rinovimi i fundit i kontratës, që është pasuar nga shumë zëra për një zgjatje një vjeçare për sezonin 2009/10, të mohuar menjëherë nga agjenti i tij, Raiola. “Unë do të largohem në fund të këtij sezoni, sido që të përfundojë Championsi dhe kampionati.

Tashmë kam vendosur. Nuk besoj se do të ndryshoj mendim. Nuk është nevoja për këtë, ka ardhur momenti i duhur”. Kështu, pas dy javësh, Nedved do të provojë kundër Çelsit të ndjekë atë ëndërr që prej shumë kohësh kërkon ta kthejë në realitet, dhe që deri tani nuk ka arritur asnjë herë ta bëjë të tijën, Champions Ligën.

Një objektiv jo shumë i lehtë pas humbjes që ka pësuar Juventusi nkundër londinezëve, por që për Pavelin vlen shumë, tepër. Dhe pikërisht në përfundim të ndeshjes mesfushori juventin ka shpjeguar: “Po argëtohem shumë, por besoj se në aspektin psikologjik dhe fizik i duhet lënë hapësirë të rinjve. Meritojnë të luajnë.

Ndoshta kujtoni se unë jam akoma i ri, por unë jam pothuajse 37 vejç dhe mendoj me të vërtetë se ky është momenti i duhur për t’u larguar”. Më pas ka shtuar: “Do të më pëlqente ta mbyllja karrierën time me një fitore në Champions Ligë”. Pikërisht, sepse kupa me veshët e mëdha është një trofe që mungon në koleksionin personal të lojtarit çek, i aftë të fitojë shumë në fillim në vendin e tij, më pas në Itali. Kampionate tek Lacio, tek Juventusi (përfshi këtu edhe ata që më pas i janë hequr pas ‘Calciopolit’).

Nedved ka qenë një nga 5 kampionët bardhezi (me Del Pieron, Trezegenë, Kamorranezin dhe Bufon) që në vitin 2006-të ka vendosur të qëndrojë në Torino pavarësisht rënies në serinë B. Në karrierën e tij, edhe një triumf personal, Topi i Artë, i fituar në 2003-in. Ndërkohë nuk ka vendosur akoma se çfarë do të bëjë pasi të heqë përfundimisht fanellën e Juventusit:

“Gjithmonë i kam marrë vendimet në fund të sezonit në bazë të gjendjes sime fizike. Ndërsa tani kam vendosur para kohe sepse ishte diçka që e ndieja. Kam folur shumë me gruan time dhe e kemi marrë këtë vendim bashkë. Edhe ajo është pak e lodhur dhe unë duhet t’ja shpërblej familjes sime, duhet të rri më shumë me ta. Nuk kam folur për një pozicion si drejtues i Juves. Për momentin nuk kam menduar për të ardhmen time. Tani mendoj vetëm për tre muajt gjatë të cilëve duhet të jap maksimumin”, ka thënë Nedved....

Xhixhi Bufon: Shpresojmë te mrekullia

Bardhezinjtë, pavarësisht humbjes 1-0 kundër Çelsit, shpresojnë akoma te kualifikimi në Torino

Topa të çarë. Ai që është i mbuluar me yjet e Champions Ligës shpërthen midis këmbëve të Kileinit dhe Aleksit. Eshtë një përplasje midis gladiatorësh të vërtetë, kur pjesa e dytë sapo kishte filluar. Një top që çahet në këmbët e fubollistëve dhe shfdryhet në fushë.

Jo, gjëra të tilla nuk shihen shpesh as në fushat e bukura të Britanisë së Madhe. Kështu, në fund, thelbi i Çelsi-Juventus është edhe ky. Për t’u shpjeguar më mirë: Juventusi i 4 sulmuesve nuk shënon. Por pëson një gol, vetëm një dhe pas 12 minutash lojë. Në repartin difensiv gabojnë në rastin e parë të Drogbasë, atij të vërtetit, të rigjeturit. Humbet busullën skuadra e Ranierit, por pastaj e rigjen.

BUFON - Këtë e mendon edhe Bufon. Ndeshja ka mbaruar ai nuk e ka hequr akoma uniformën e portierit dhe shprehet: “Ata janë një skuadër e fortë. Eshtë e vërtetë, kemi vuajtur, por na ka munguar vetëm goli, që në Champions është shumë i rëndësishëm. Kemi besim për ndeshjen e kthimit. Nëse nuk do të pësojmë gola mund të arrijmë mrekullinë”. Një mrekulli që bazohet edhe tek mbrojtja e Juventusit që duket se ka rigjetur ekulibrin.

Edhe kështu, me Melberg në krahun e djathtë në vend të Grigeras, një lojtar që vrapon shumë, por që edhe shpërqendrohet më shumë. Kjo lëvizje kishte funksionuar kundër Realit të Madridit, dhe në fund të fundit, ka funksionuar edhe në Angli. Këtë e konfirmon Bufon: “Në fillim ka qenë e vështirë si në Palermo, por atje nuk kemi pësuar gol. Ndërsa kundër Çelsit po”. Detaje: në Londër luanin Drogba dhe Anelka. Në Palermo në sulm ishin Mikoli dhe Kavani.

ITALIANET - Detaje, që nuk demoralizojnë portierin më të mirë të botës. I vendosur: “Kemi vuajtur, na ka munguar goli, por kemi reaguar shumë mirë”. Ndoshta është një rastësi, por ky fakti i golit që mungon është shumë i shpeshtë. Ka munguar edhe kur Ranieri ka futur sulmuesin e tretë në fushë: Trezege 5 minuta para fundit, bashkë me Del Pieron dhe Amaurin.

Të gjithë në fushë, por nuk ka mjaftuar. Në Londër ka humbur edhe Juventusi, ashtu siç kishte bërë edhe Roma një natë më parë. Londinezët duhet të kenë krijuar një ide: këta italianët nuk janë kushedi se çfarë. Bufon nuk është dakord: “Kam parë vetëm ndeshjen e Interit. Mançesteri është një ekip i fortë.

Mendoj se Juvja ka treguar se nuk ka asgjë më pak se Çelsi. Sigurisht, nuk kemi bërë asnjë gol në tre ndeshjet e fundit që kemi zhvilluar kundër ekipeve angleze, por dy nga këto tre ndeshje janë luajtur në transfertë. Dhe në fund kemi më shumë mundësi të kalojmë ne edhe Roma”. Këtë teori e mbështet edhe adminstratori i deleguar i bardhezinjve Blank:

“Më mirë do të shkojë pjesa e dytë. Tani Anglia është në avantazh por besoj se të gjithë ekipet italiane mund ta kthejnë rezultatin”. 3 mijë tifozët e Juventusit kanë duartrokitur edhe në fund të ndeshjes. Fishkëllimat kanë ardhur vetëm kur Abramoviç ka përshkuar fushën me Bonon e grupit muzikuor U2. Pas dy javësh sfida do të rizhvillohet. Në Torino shpresojnë....

“Tani mendojmë për Napolin”

Kristian Molinaro, mbrojtësi i Juventusit, është disi i zhgënjyer nga rezultati i arritur në Londër ndaj Çelsit, por gjithsesi beson ende te kualifikimi, por nuk harron as kampionatin, pasi këtë fundjavë, “Zonja e Vjetër” do të ketë një ndeshje impenjative në shtëpi me Napolin. “Treguam se jemi në lartësinë e Çelsit. Ndryshimi i vetëm mes nesh në Londër ishte goli i Drogbasë, por në ndeshjen e kthimit mund ta kthejmë rezultatin. Kampionati? Me Napolin do të jetë një tjetër ndeshje e fortë dhe e rëndësishme për ne. Napoli po kalon një moment të vështirë, por kjo nuk do të thotë se skuadra e Rejas nuk luan futboll. Objektivi ynë do të jenë tri pikët për t’iu rikthyer fitores”.....

Kamoranezi ndalet sërish

Disfata kundër Çelsit ka qenë shumë e hidhur për Klaudio Ranierin. Përveç rezultatit dhe fatit të keq që pushtoi në “Stamford Bridge” Juventusin dhe ndeshjes së vështirë me të cilën bardhezinjtë duhet të përballen në Torino pas dy javësh, trajneri i “Zonjës së Vjetër” duhet të bëjë edhe pa Mauro German Kamoranezin në ndeshjet e ardhshme. Ndonëse koha e riaftësimit nuk është konfirmuar ende, e sigurt është mospjesëmarrja e tij në ndeshjen e fundjavës në kampionat kundër Napolit. Në këtë mënyrë, Kamoranezi i saporikthyer në fushë, duhet të ndalet sërish për një dëmtim të rëndë të pësuar në këmbën e majtë, që mendohet t’i kushtojë shumë shtrenjtë mesfushorit italo-argjentinas...

Kthehet në shënjestër

Amauri ka zhvilluar një ndeshje të dobët në Ligën e Kampioneve kundër Çelsit dhe sikur të mos mjaftonte kjo, këto dy ditë është vënë në shënjestër nga Xhenaro Gatuzo dhe trajneri i Brazilit, Karlos Dunga. Mesfushori i Milanit largon Amaurin nga Kombëtarja italiane me tone të ashpra, ndërkohë që i njëjtë është edhe reagimi i tij: “Gatuzo nuk më do në Kombëtare? Nuk më intereson mendimi i tij”. Por nëse Gatuzo i mbyll dyert e Kampionëve të Botës, nga ana tjetër edhe Dunga nuk është se i lë një shpresë të madhe sulmuesit të Juventusit për të ëndërruar fanellën e “Seleçaos”: “Dyert e Kombëtares janë të hapura për të gjithë, por e kam të vështirë të heq dorë nga Luis Fabiano e Adriano për Amaurin...”.

Platini, juventin i deklaruar dhe shtypi anglez tërbohet

Pa mbaruar mirë Çelsi-Juve, tifozllëku “juventin” i Mishel Platinisë është një hije që bi mbi ndeshjen e kthimit që do të luhet pas dy javësh. Në komentatorët angleze ka ndezur shumë dyshime në lidhje me sjelljen jo fort siguruese të presidentit të UEFA-s. “El Roi” i paharrueshëm i Juventusit anjelian është ende tifoz i deklaruar i skuadrës bardhezi. Ja që në atdheun e “fair-play”-it dhe të futbollit, mund të ndodhë edhe kjo. “Daily Mail”, përmes një prej gazetrëve më të rëndësishëm, Martin Samuel, ka sulmuar deklaratat e hapura për tifozllëkun e Platinisë, duke nxjerrë në dritë një intervistë të francezit në gazetën “La Stampa” të 29 dhjetorit 2008. “do të më pëlqente t’i dorëzojë Juventusit trofeun e Ligës së Kampionëve”, tha Platini në atë rast. Tepër dyshuese e ka konsideruar gazetari edhe një tjetër frazë të Platinisë, më 21 tetor 2008, kur Juventusi mposhti Realin e Madridit. “Isha në Torino kur Del Piero i shënoi gol Iker Kasijasit. Dhe u ngrita në këmbë, jo vetëm sepse jam juventin, por sepse ai ishte goli më i bukur i vitit 2008”. Pikërisht mbi atë frazë “jam juventin”, ka nisur një polemikë përreth presidentit të UEFA-s, i cili mesa duket nuk është aspak i paanshëm. “Presidenti i UEFA-s është juventin? T’i dorëzojmë Juventusit trofeun e Ligës së Kampionëve? Nuk duket se është kjo gjuha që duhet të përdorë njeriu që drejton futbollin evropian”, ka ngritur si çështje komentatori. Duke e shoqëruar shkrimin edhe me foton e Platinisë, që ngre Kupën e Kampionëve në natën e tmerrshme të tragjedisë së Heyselit në vitin 1985. Mediat angleze kanë pikëpyetje edhe për ndikimin psikologjik që mund të ketë Platini te gjyqtari i ndeshjes së kthimit, ndërkohë që bilbili portugez i së mërkurës e kaloi çdo gjë me sukses. Polemike gjithashtu duket edhe fraza, kur gazetari anglez ka thënë: “Sa me fat presidenti i UEFA-s, Platini që Hoze Murinjo s’është më menaxher i Çelsit, klubi që do të ndeshet me Juventusin”. Përndryshe, ka nën kuptuar, kushedi se çfarë ferri do të kishte ndezur portugezi, që ankohet gjithmonë me gjyqtarët. Gjë të cilën e konfirmoi edhe pas ndeshjes me Mançesterin, duke akuzuar gjyqtarin se kishte vërshëllyer disa si tepër në favor të miqve. Artikulli nuk kishte si të mos përfundonte me një referim shumë të hidhët te çështja e skandalit të famshëm të futbollit italian. “Juventusi ka humbur dy titujt e fundit, sepse Luçiano Moxhi, ish-drejtori i përgjithshëm, orkestronte caktimin e gjyqtarëve, të cilët i leverdisnin”. Domethënë, çdo gjë ka përfunduar në të njëjtin drejtim: Juve e djeshme dhe ajo e sotmja, të bashkuara nga gjyqtarët, që i shkelin syrin. Kështu, mesazhi për tifozin juventin Platini, është dërguar qartë. Edhe në futbollin anglez, tashmë fenomeni i dyshimit është shtrirë gjërë e gjatë....

Kalu: Dua Arsenalin!

Pavarësisht ndeshjes së mrekullueshme të zhvilluar ndaj Juventusit në “Stamford Bridge” të fituar me rezultatin 1-0, Salomon Kalu shokon skuadrën e tij me një deklaratë bombastike: “Ëndërroj të luaj për skuadrën e drejtuar nga Arsen Venger”. Mesa duket, futbollisti i Kombëtares së Bregut të Fildishtë nuk ndihet shumë komod në Londër dhe në fund të sezonit kërkon të nisë një eksperiencë të re, sërish në Londër, por këtë herë me “Topçinjtë”. “Jam ende nën kontratë me Çelsin, por tek Arsenali kam shumë miq, si Kolo Ture, Eboue dhe Adebajor. I ndjek gjithmonë me kënaqësi ata dhe ëndërroj që ndonjë ditë të jem edhe unë pjesë e skuadrës së Vengerit, pse jo sezonin e ardhshëm”.....

Formula ‘6+5’ persekuton Premier Ligën

Çështja aktuale në Federatën Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA) mbetet nëse sugjerimi i presidentit Sep Blater për të zbatuar formulën 6+5 (6 titullarë të jenë lojtarë vendës dhe 5 të huaj) në të gjithë kampionatet është i domosdoshëm, apo i rrezikshëm? Sipas një studimi të bërë nga kompania mediatike “Sky Sports”, Premier Liga do të jetë e persekutuara e këtij rregulli 6+5, çka do të thotë se numri i lojtarëve të huaj në këto skuadra do të pakësohej ndjeshëm e si rrjedhojë, edhe niveli i lojës do të bjerë. Megjithatë, zërat e ditës së djeshme të çojnë në përfundimin se ky rregull, që pritet të miratohet për sezonin e 2010-‘11, do të tkurret në 4+7. Sipas “Sky Sports”, klubet e Premier Ligës do të jenë më të dështuarit, pasi 2/3 e lojtarëve të tyre janë joanglezë. Në këtë mënyrë, Premier Liga do të jetë më e kujdesshme në politikën e blerjeve dhe do t’u kushtohet më tepër rëndësi produkteve të akademive. Një gjë të tillë nuk e parapëlqen asnjë trajner i Premier Ligës, sidomos Arsen Vengeri, i cili në ndeshjen me Romën nuk kishte asnjë titullar vendës. Megjithatë, Venger nuk ndihet edhe shumë i kërcënuar, pasi akademia e tij sjell çdo vit emra të rinj, një ndër të cilët është edhe Teo Ualkot.....

“S’mund të largohem nga ky Liverpul”

Trajneri spanjoll, Rafa Benitez, festoi mbrëmjen e së mërkurës një tjetër fitore të lavdishme në Ligën e Kampioneve, duke triumfuar 0-1 në “Santiago Bernabeu” përballë Realit të Madridit. Por, gëzimin e mbështetësve të skuadrës së tij, ai nuk e lë me kaq, pasi vetëm disa orë pas përfundimit të ndeshjes dha fjalën se nuk do të largohet nga “Anfield”, pasi me “të kuqtë” shpreson suksese të mëdha në këtë sezon dhe në ata që do të vijnë. “Më besoni! Do të qëndroj. Jam në dijeni të të gjitha lajmeve në Angli, por mund të them se kam vendosur të qëndroj dhe dua të punoj shumë me këtë klub. Është e qartë se mbrëmja e së mërkurës ishte fantastike dhe kjo më bën akoma më të bindur për të qëndruar në një skuadër të tillë. Tani më duhet të vazhdoj të punoj me klubin dhe të tentoj për fitore të tjera edhe më të mëdha. Avokatët e mi janë në bisedime me përfaqësuesit e pronarëve dhe aty do t’u jepet fund spekulimeve. Mund të them se për momentin do të vijoj të festoj këtë rezultat të bukur të marrë në Madrid”, tha Benitez. Kontrata e ofruar aktualisht për Benitezin ka disa detaje, të cilat janë në mospërputhje me kërkesat e tij. Megjithatë, në daljet e kohëve të fundit të pronarëve dhe të vetë teknikut në shtyp, është ndjerë dukshëm një frymë mirëkuptimi mes dy palëve. Triumfi i së mërkurës nga Liverpuli bëhet më i madh për faktin se Fernando Torres u detyrua të largohet nga fusha e lojës në mesin e pjesës së dytë, për shkak dëmtimi, ndërsa kapiteni Stivën Xherrard, u aktivizua gjatë minutave të shtesës. “Torres u dëmtua në minutën e parë dhe nuk luajti në formën e tij të zakonshme, ndërsa Xherrard hyri në fushë vetëm në minutat e shtesës. Por ne i kapërcyem këto pengesa dhe arritëm të merrnim një fitore të rëndësishme. Fillimisht Reali na paralajmëroi se do të hasnim një kundërshtar të fortë, ndërsa në fushë treguam se cilët janë më të mirët. Faktikisht e bëmë detyrën tonë në mënyrë të përsosur”, komentoi Benitez në lidhje me paraqitjen e ekipit....

“Përqendrim te kampionati”

Reali i Madridit tashmë ka kthyer vëmendjen e tij te çështjet e kampionatit vendës, pasi turpi i humbjes në shtëpi me Liverpulin, mund të vendoset pas 12 ditësh. Kështu mendon mbrojtësi brazilian i kësaj skuadre, Marselo, pas dështimit në ndeshjen e parë me të kuqtë e Anglisë. “Jemi përsëri optimistë. Deri në ndeshjen e kthimit do të punojmë shumë dhe atëherë besoj se skuadra do ta ketë rimarrë veten. Jemi të sigurt se mund të përmbysim rezultatin, - tha për reporterët e ‘The Sun’, Marselo. - Nuk na pëlqeu humbja, por tani na duhet të mendojmë vetëm për kampionatin. Deri në ndeshjen tjetër kemi mjaft kohë për t’u përgatitur. Mendoj se kampionati dhe Liga e Kampioneve janë kompeticione shumë të ndryshme. Nëse në ndeshjet e ardhshme fitojmë, si me Barcelonën në kampionat, ashtu edhe me Liverpulin, mund të kemi një sezon të jashtëzakonshëm”....

‘Në Angli do jetë e pamundur’

Fantazisti holandez i Realit të Madridit, Arjen Roben, e sheh si kapitull të mbyllur Ligën e Kampioneve për këtë sezon, pasi ndeshja në “Anfilld” do të jetë tejet e vështirë dhe kampionët e Spanjës do ta kenë të pamundur përmbysjen e disavantazhit. “Të mërkurën ishte një ndeshje taktike, ku nuk u krijuan shumë raste të rrezikshme për shënim. Pësimi i një goli, në minutat e fundit, na e bën tepër të vështirë kualifikimin, pasi ndeshja e radhës do të jetë në Angli. Për një moment, gjatë 90 minutave të luajtura, mendova se rezultati përfundimtar do të shkonte 0-0. Mbase ky do të na interesonte të gjithëve, por si përfundim, na ndëshkuan. Tani na mbetet të marrim rezultat pozitiv në “Anfilld”, ku besoj se do të jetë një sfidë tepër delikate. Aty duhet të luajmë shumë shpejt dhe të tregojmë shumë kujdes në mbrojtje. Vetëm në këtë mënyrë mund t’i bëjmë ballë Liverpulit”, tha Roben....

“Nuk dorëzohemi lehtë”

Goli i Benajun mjaftoi për të ndarë sfidën mes Realit të Madridit dhe Liverpulit, gjë që i bën anglezët favoritë për kualifikimin. Për madrilenët e Huande Ramosit, ky rezultat erdhi si një shuplakë pas dhjetë fitoreve radhazi në kampionat. “Jemi të gjithë të nervozuar. Megjithëse zhvilluam një ndeshje të mirë, Liverpuli luajti me zgjuarsi dhe shfrytëzoi të vetmen mundësi që iu dha”, tha mbrojtësi i spanjollëve, Gabriel Haince. Fokusimi i tij tashmë është te ndeshja e kthimit, ku përveç disavantazhit të një goli, duhet përballuar edhe atmosfera që e karakterizon stadiumin “Anfilld Road”. “Nuk më shqetësojnë aspak korret e tifozëve të Liverpulit, që do të jenë të sigurt për kualifikimin e skuadrës së tyre. Por ne jemi mësuar me ambiente të tilla dhe shpresoj t’ia dalim mbanë. Do të jetë sfidë e vështirë, por s’shkojmë të dorëzuar”, përfundoi Haince.....

“Reali mbetet sërish i frikshëm”

Pasi ndihmoi skuadrën e tij të fitojë ndeshjen e parë në “Bernabeu”, mesfushori argjentinas, Maskerano, dha për reporterët e agjencisë informative “Goal.com” një intervistë ekskluzive nëpërmjet të cilës tregoi bindjen e tij për kalimin në fazën tjetër. “Kjo nuk do të ndryshojë aspak mënyrën tonë të përgatitjes për në ndeshjen kthimit. Jemi të gjithë të lumtur me lojën e zhvilluar në “Santiago Bernabeu” dhe sidomos, duke parë se kapiteni, Stiven Xherrard nuk mund të luante. Kësaj mungese iu shtua edhe dëmtimi i Fernando Torresit dhe të luash pa dy prej liderëve të skuadrës është fatkeqësi. Megjithatë, treguam se jemi ekip i kompletuar dhe arritëm të marrnim një rezultat të mrekullueshëm”, tha 24-vjeçari. Ai ktheu menjëherë vëmendjen te ndeshja e kthimit dhe parashikoi përsëri një sfidë të mundimshme. “Ndaj Realit nuk je i qetë për asnjë moment”....

Benajun: Misioni ynë vazhdon

Izraeliti Josi Benajun, autori i golit të fitores në Spanjë, shprehet se mbrëmja e së mërkurës ishte një ditë historike për Liverpulin. Ndër të tjera, ai mendon se në ndeshjen e kthimit anglezët do të luajnë me kokën lart përballë një skuadre të frikshme përsa i përket emrit. “Sigurisht jam shumë i gëzuar që shënova në ‘Bernabeu’, por më e rëndësishmja është se fituam, - shpjegoi për faqen zyrtare të klubit mesfushori. - Jemi të gjithë të lumtur, pasi ishte rezultat fantastik për ne. Është ndjenjë e mrekullueshme, por duhet të mendojmë se kemi edhe një ndeshje tjetër për të luajtur në ‘Anfilld’. Aty përfundon misioni ynë. Pas dy javësh do të futemi në fushën e lojës si favoritë për kualifikim dhe e vetmja gjë që duhet të bëjmë është të mbrohemi mirë. Pas këtij rezultati kemi besim te vetvetja, megjithatë duhet të japim maksimumin tonë për të kaluar në çerekfinale”.....

Skuadra e Van Bastenit, ndër 16 më të mirat

Ndonëse i provoi të gjitha nuk arrin të bëjë dot asgjë Fiorentina, që në Amsterdam barazoi 1-1 me Ajaksin, duke u eliminuar prej Kupës UEFA. Vjollcët duhet të përmbysnin atë 1-0 të pësuar në fushën e vet, përpara shtatë ditëve. Në pjesën e parë, skuadra e Prandelit ka arritur të dominojnë lojën, duke krijuar tre raste të pastra për të shënuar gol. Megjithatë s’ia kanë dalë mbanë për të zhbllokuar rezultatin. Kur kishin kaluar 16 minuta nga fillimi i pjesës së dytë, ka menduar Xhilardino për të dërguar topin në rrjetë, pas një asisti të Adrian Mutusë. Por, kur mungonin 120 sekonda nga fundi, Ajaksi ka mundur të barazojë me Leandron, i cili ka përfituar nga një përgjumje e mbrojtjes vjollcë. Kështu me të drejtë, holandezët kanë kaluar në të tetat e finaleve....

Verderi flak Milanin jashtë nga Evropa

Me një dopietë të Klaudio Pizarros, Verder Bremen ka detyruar Milanit t’i thotë “Auf Wiedersehen” (Mirupafshim) Kupës UEFA. Gjermanët kanë qenë shkaktarët e një skualifikimi të bujshëm, duke flakur nga arena e futbollit evropian një emër të madh, siç është skuadra kuqezi. Pikërisht, ai barazim 1-1 i regjistruar në ndeshjen e parë në fushën e Verderit bëri që të përqendrohej vëmendja e të gjithëve në sfidën, ku milanezët priteshin të mos hasnin shumë vështirësi. Ekipi i Ançelotit, që luante përpara tifozëve të vet, nisej më i favorizuiar, pasi kishte shënuar edhe një gol në transfertë. Për më tepër, brenda pak minutave në mbrëmjen e djeshme, italianët arritën të fiksonin një avantazh prej dy golash, fillimisht me penalltinë e Pirlos e pastaj me një gjuajtje të jashtëzakonshme të Patos. Megjithatë, si përfundim, peruani i Verderit, Pizarro, ka prishur festën e milanistëve. Përmes dy golave në harkun e 10 minutave ka arritur një barazim, që ka kualifikuar krejt papritmas skuadrën gjermane. Kështu, në një nga netët më të errëta të futbollit italian, është shuajtur edhe “ylli” i Milanit, që s’diti të shfrytëzojë mundësinë e fundit për të vazhduar luftën në objektivin e vetëm sezonal, që i kishte mbetur, domethënë Kupën UEFA. Në fund të fundit, fajtorë për këtë eliminim, janë vetë kuqezinjtë, të cilët nuk ditën të administrojnë një ndeshje, që në një moment dukej e fituar. Nga ekipet italiane, edhe Fiorentina është eliminuar, megjithëse ka kaluar e para në avantazh në fushën holandeze të Ajaksit. Por ekipi i drejtuar nga ish-milanisti Van Basten ka gjetur barazimin, gjë që duke iu bashkuar edhe fitores minimale të një jave më parë në Firence, ka sjellë sigurimin e avancimit për më tej në kompeticionin e dytë evropian....

“U treguam madhështorë”

“Nuk është pak të eliminosh një skuadër me traditë, siç është Milani. Megjithatë, me paraqitjen e bërë u treguam thjesht madhështorë”. Me këto fjalë, trajneri i Verder Bremenit, Tomas Shaf ka shprehur kënaqësinë e tij për kualifikimin, ndoshta të pashpresuar të skuadërës së tij, që ka nxjerrë jashtë Kupës UEFA, as më pak e as më shumë, por gjigandët kuqezi. “Sinqerisht, kur rezultati shkoi 2-0, nuk është se besova te përmbysja e shifrave. Megjithatë, futbollistët e mi ishin me të vërtetë të jashtëzakonshëm dhe kthyen në favor një ndeshje që për një moment m’u duk e mbyllur. Merita u takon lojtarëve, të cilët besuan deri në fund se mund të arrinin të barazonin rezultatin. Ja që ia dolën mbanë me sukses, duke shfrytëzuar edhe pikat e dobëta që Milani shfaqi në lojën e vet, teksa ndër të tjera e konsideroi edhe takimin e mbaruar pas realizimit të dy golave. Me këtë arritje, sezoni ynë fillon të marrë paksa kuptim, ndonëse më e vështira na pret ende përpara”....

“Nuk ndihem në diskutim”

Endrra e Kupës UEFA u shkërmoq në mënyrë të pabesueshme. Milani ka dalë i copëtuar nga kompeticioni, jo vetëm duke u eliminuar, por edhe duke u gjunjëzuar para Verderit. Aq sa tashmë, stoli i Ançelotit nuk përjashtohet të vendoset në diskutim. “S’ndihem në dyshim, ndonëse i marr të gjithë përgjegjësitë – ka thënë në konferencën për shtyp pas ndeshjes -. Sezoni është negativ, por kjo nuk do të shumë mend. Tashmë duhet të kërkojmë të arrijmë objektivin e fundit, që është vendi i dytë, ose i tretë në kamipionat. S’do të jetë e lehtë, por duhet të luajmë ndeshjet me maksimumin e mundësive”. Më pas analizon ndeshjen: “Skuadra s’luajti mirë, ndërsa Verderi u tregua vërtet i zoti. Eshtë i drejtë kualifikimi i gjermanëve, pas një paraqitjeje madhështore. Ata ishin superiorë në lojë dhe në planin fizik. Ndërsa ne nuk u mbrojtëm mirë dhe s’ishim të aftë për të imponuar lojën. Tani s’do të jetë e lehtë, duke filluar që nga aspekti psikologjik. Duhet të tregohemi të zotët për të reaguar si duhet”.....

Interi vazhdon përgatitjet në prag të sfidës me Romën

Interi ka vazhduar stërvitjen në prag të përballjes me Romën për javën e 26-të të Serisë A. Skuadra e Murinjos ishte e gjitha e grumbulluar në qendrën sportive “Anxhelo Morati”. Kampionët e kanë filluar stërvitjen me pasime të shkurtra, dhe më pas kanë filluar me goditjet në portë.I vetmi që ka zhvilluar stërvitje të diferencuar ishte mbrojtësi Valter Samuel. Futbollisti ka patur probleme në pulpën e majtë. Interi udhëheq kampionatin italian, me 9 pikë i shkëpur nga Juventusi, ndjekësi më i afërt....

Roma, stërvitje e diferencuar për Huan

Roma ka vazhduar paraditen e sotme stërvitjet në prag të superpërballjes me Interin ditën e dielë. Skuadra e drejtuar nga Luçiano Spaleti ka dalur në stërvitje rreth orës 11:00, dhe e ka vazhduar normalisht atë. Futbollistët, Kaseti, Sisinjo, Huan, De Rosi dhe Toneto, kanë zhvilluar stërvitje të diferencuar për shkak të problemeve me dëmtimet. Kapiteni Françesko Toti ka qenë nën kujdesin e terapistëve. Probleme ka pasur edhe Pixarro në gjurin e djathtë. Ndeshja mes Interit dhe Romës është planifikuar të luhet ditën e dielë në mbrëmje në “San Siro”. Këto dy ekipe kanë rivalizuar njëra-tjetrën në sezonet e fundit, por, këtë vit Roma nuk ka qenë në lartësinë e duhur......

“Arusha çeke” jep lamtumirën këtë sezon

Fundi i këtij sezoni futbollistik do të jetë edhe fundi i karrierës së Pavel Nedvedit. “Arusha çeke” do të largohet nga futbolli i luajtur pas 13 sezonesh të lavdimshme tek Lacio dhe Juventusi në kampionatin italian. Megjithëse u fol për një zgjatje të kontratës, Nedvedi mendon se ka ardhur moment i duhur për të varur këpucët në gozhdë.“Do ta mbyll karrierën këtë sezon, pavarësisht sesi do të përfundojë Liga e Kampioneve dhe Seria A. Këtë vendim e kam marrë vetë, dhe nuk do ta ndryshoj. Nuk ka nevojë të rimendohem, sepse ky eshte momenti i duhur”, deklaron Pavel Nedved. Pas afro dy javësh Juventusi do të luajë ndeshjen e kthimit me Çelsin, dhe ky takim është një “çelës” për vazhdimin në këtë kompeticion të ekipit italian. Nedved nuk ka arritur asnjëherë të fitojë këtë trofe, megjithëse në vitin 2003 ishte në finale përballë Milanit....

Aguero pranë divorcit me Atletikon e Madridit

Ndarja e parakohshme mes Serxhio Agueros dhe Atletikos së Madridit duket e pashmangshme në merkaton e verës. Ditët e fundit në mediat spanjolle po flitet gjithnjë e më shumë për një largim të argjentinasit, për shkak të rënies së rendimentit të tij në këtë ekip. Supertalenti nuk e ka kapërdirë aspak mirë zëvëndësimin nga trajneri i ri, Abel Resino, në ndeshjen e mesjavës kundër Portos për Ligën e Kampioneve. E përditshmja AS shkruan se klubi madrilen është i bindur se ka ardhur koha e përshtatshme për të shitur futbollistin. Në garë për të marrë shërbimet e Agueros jënë disa klube, mes të cilave, Interi, Mançester Siti dhe Çelsi....

“El Nino” jashtë fushave për më shumë se 2 javë

Fernando Torres do të qëndrojë për më shumë se dy javë jashtë fushave të futbollit. Futbollisti ka pësuar një tjetër lëndim në kyçin e këmbës, dëmtim të cilin e pësoi që në ndeshjen kundër Realit të Madridit para dy ditësh. Klubi i Liverpulit bën me dije se ylli spanjoll do të mungojë për rreth dy javë, dhe me shumë mundësi do të humbasë përballjen e rëndësishme me Mançester Junaited, më datë 15 mars, dhe atë të kthimit me Realin e Madridit për Ligën e Kampioneve. Ndeshjet ne të cilat do të mungojë Fernando Torres janë shumë të rëndësishme për Liverpulin, pasi, nga këto takime do të përcaktohet edhe ecuria e mëtejshme e sezonit.....

Një tjetër skandal përfshin futbollin spanjoll

Një tjetër skandal ka përfshirë futbollin spanjoll. Policia e Madridit ka arrestuar dy futbollistë dhe dy agjentë të FIFA-s, të cilët ishin duke transportuar 600 kg heroinë. Emrat e të arrestuarve nuk bëhen publik nga policia, por, këta të fundit përmendin klubin e Atletikos së Madrdidit dhe Rajo Valekanos. Bashkë me personalitetet e futbollit janë arrestuar edhe 7 persona të tjerë.Sipas policisë, droga vinte nga Argjentina. Ky vend mbahet si tranzit i këtij malli nga vendet e tjera latine, si, Kolumbia, Bolivia, Peruja, etj. Spanja përdoret si porta hyrëse e trafikantëve në Europë. Mediat iberike bëjnë me dije se futbollistët e arrestuar janë me origjinë serbe, ndërkohë që, edhe futbollistë të tjerë janë të përfshirë në këtë trafik.

Valencia, një tjetër e madhe që ikën nga Uefa

Valencia është një tjetër klub “gjigand” që largohet nga gara e Kupës Uefa. Ekipi i njohur spanjoll nuk arriti të shkonte më shumë se barazimi 2-2 përballë Dinamos së Kievit në fushën e vet, ndërkohë që, ndeshja e parë në Kiev pati përfunduar në barazim 1-1. Dinamo ishte e para që kaloi në avantazh në minutën e 34-t me Kravets. Marçena do të barazonte shifrat në minutën e 44-t. Menjëherë pas fillimit të pjesës së dytë Horno do të kalonte Valencian në avantazh. 10 minuta para përfundimit të takimit ishte përsëri Kravets që shënon për Dinamon e Kievit. Ky gol i vendosi kapakun çdo lloj iluzioni të Valencias për të patur një sukses në këtë kompeticion....

Udineze mban ruan nderin e ekipeve italiane

Udineze është ekipi i vetëm italian që arriti të kualifikohej për në 16 më të mirat e Kupës Uefa. Ekipi italian arriti të marrë një fitore të ngushtë 2-1 kundër Lech Poznan vetëm në fund të takimit. Golin e triumfit e shënoi Antonio di Natale në minutën e 90-të. Miqtë ishin të parët që kaluan në avantazh me anë të Rengifos në minutën e 12-të. Barazimi për vendasit do të vinte në minutën e 57-të me anë të Pepes. Falë barazimit 2-2 të marrë në transfertë me Lech Poznan, Udineze do të ketë mundësinë të vazhdojë më tej rrugën për në Uefa. ....

PSG-ja thyen sërish gjermanët

Paris Saint-German vazhdon të bindë në Kupën UEFA. Pas suksesit 2-0 në shtëpi kundër Volfsburgut, francezët e drejtuar nga Pol le Gen fitojnë sërish pastër në transfertën gjermane me rezultatin 1-3. Luvindula është ylli i formacionit francez, që realizon një dopietë në portën gjermane. Fillimisht kalon në avantazh PSG-në, pasi ekzekuton saktë një penallti në minutën e 38-të, ndërkohë që do të përsëritet me një gol të bukur në 74-ën. Goli tjetër për francezët ishte shënuar disi më parë nga Zherom Roten, në minutën e 59-të, ndërkohë që ai i Hasebes për Volfsburgun në minutën e 63-të vlen thjeshtë si statistikë........

Rusët fitojnë pastër ndaj Aston Vilës dhe avancojnë

CSKA-ja e Moskës konfirmohet si një ndër pretendentet kryesore për fitimin e këtij edicioni të Kupës UEFA, pasi kanë skualifikuar lehtësisht skuadrën më në formë të Premier Ligës, Aston Vilën e Martin O’Nillit. Rusët, pas një pjese të parë shumë të ekuilibruar marrin në dorë frenat e ndeshjet në 45 minutat e dyta dhe shënojnë dy herë. Mbrojtësi i shumëkërkuar nga skuadra e Juventusit, Juri Zhirkov, është autori i golit të avantazhit për CSKA-në, në minutën e 60-të. Anglezët gjithsesi, hidhen në sulm në kërkim të golit të barazimit, që do ta dërgonte ndeshjen në kohën shtesë, por Vagner Lov, një minutë nga përfundimi i kohës së rregullt, dyfishon shifrat për skuadrën e tij dhe bën të ëndërrojë tifozerinë e CSKA-së për një sukses të këtij edicioni.

Real Madrid, shtohen radhet e te pakenaqurve

Tjeter i pakenaqur ne kampin e Real Madrid. Pas holandezit Van der Vaart, nje tjeter lojtar ka shprehur pakenaqesine per aktivizimin e paket me fanelen e madrileneve. Behet fjale per francezin e marre ne forme huazimi nga West Ham, Faubert. Edhe pse ai u ble me parametrat e nje lojtari premtues, qe prej periudhes kur ka mberritur ne Madrid eshte aktivizuar vetem 31 minuta ne Lige kunder Racing Santander dhe asnje ne Champions League. “Eshte e veshtire ta pranosh. Nuk kam as idene me te vogel pse po ndodh kjo gje. Askush nuk me ka thene pse nuk luaj”, ka theksuar Faubert ne nje interviste dhene per gazeten franceze“L’Equipe”. Mesa duket, Real Madrid nuk ka ndermend te paguaje 7 milione euro per te blere gjithe kartonin e francezit, e ardhmja e te cilit do te jete e destinuar serish tek West Ham. ...

Atletico Madrid, Simeone i favorizuar per stolin

Barazimi 2-2 ndaj Portos ka lene nje shije te hidhur ne radhet e tifozeve te Atletico Madrid pasi skuadra e tyre tashme ndodhet me nje kembe jashte Champions League. Nuk ka mjaftuar shkarkimi i trajnerit qe bardhekuqte te rikthehen tek rezultatet pozitive. Drejtuesit e skuadres jane vene menjehere ne levizje per te caktuar drejtuesin e stolit te skuadres se dyte madrilene. Ne listen e te parapelqyerve te presidentit Cerezo eshte edhe ish mesfushori Diego Pablo Simeone, i kerkuar gjate diteve te shkuara edhe nga Lazio. Nese marreveshja realizohet, atehere do te behej fjale per nje rikthim te Simeone-s tek “Colchoneros” pasi ai ka luajtur ne vitet 1994-1997 e 2003-2005....

Kualifikohet Kharkiv, Sampdoria, “lamtumirë” Evropës

Aventura evropiane e skuadrës së Sampdorias ka përfunduar mbrëmjen e djeshme në transfertën ukrainase, pasi është mundur me rezultatin 2-0 nga formacioni i Metalist Kharkiv. Ukrainasit, të cilët vazhdojnë të magjepsin në këtë sezon të Kupës UEFA e kanë merituar plotësisht kualifikimin për në turin e ardhshëm të këtij kompeticioni, pasi forcën e tyre e kanë treguar edhe në Itali, ku gjunjëzonin me rezultatin 1-0 formacionin e Valter Maxarrit. Sigurisht që edhe i ftohti i jashtëzakonshëm në Kharkiv nuk e ka ndihmuar Sampdorian, e cila përveç kësaj, duhet të bënte edhe pa yllin e vet, Antonio Kasanon dhe mesfushorët, Palombo e Delvekio. Golat për ukrainasit u shënuan të dy në 45 minutat e para të ndeshjes nga Valjaev (30’) dhe Jaja (41’).....

“Treguam se jemi ende në nivele të larta”

“Ishte më të vërtetë një ndeshje perfekte për ne”. Tepër i kënaqur shprehet presidenti i Bajernit, Karl Hainc Rumenige: “E në fund të fundit, askush s’mund ta parashikonte një rezultat kaq të thellë. Jemi me të vërtetë të kënaqur. Pa dashur të tregohem arrogant, besoj se mund të shohim përpara drejt të çerekfinaleve. Kemi ambicie të mëdha në Ligën e Kampionëve, megjithëse e dimë se nuk konsiderohemi favoritë të këtij kompeticioni. Gjithsesi, është shumë e rëndësishme për ne që të tregojmë se Bajerni i Mynihut është ende një skuadër me cilësi të lartë. Ndonëse jemi të vetëdijshëm se sfida akoma më të vështira na presin përpara gjatë këtij sezoni, kjo skuadër meriton duartrokitje për atë që tregoi të mërkurën në mbrëmje”.

Kate: Edhe në shtëpi, si në “El Madrigal”

Xhuzepe Rosi barazoi rezultatin nga pika e bardhë e 11 metërshit, duke i dhënë Vilarelit një barazim 1-1 përballë Panathinaikosit, të mërkurën në mbrëmje. Grekët u larguan nga Spanja me avantazhin e një goli në fushë kundërshtare, duke pritur të qetë ndeshjen e kthimit në Athinë, që do të luhet në datën 10 mars. “Ne arritëm atë që kërkonim: një gol në fushën kundërshtare dhe nuk humbëm, - ka deklaruar trajneri i Panathinaikos, Henk Ten Kate. - Ata padyshim ishin një ekip i fortë, por ne u treguam të vendosur dhe grinta e lojtarëve ishte fantastike. Futbolli është i çuditshëm - thotë Kate. - Ndonjëherë nuk ka rëndësi se cili ekip luan më mirë dhe dominon në fushën e lojës. Ne nuk jemi favoritë për t’u kualifikuar. Vilareali, padyshim që është ekip më i mirë se ne, kështu që në ndeshjen e kthimit duhet të luajmë në të njëjtën mënyrë që luajtëm në stadiumin ‘El Madrigal’”. Vilareali, që ka arritur deri në gjysmëfinale të Champions Ligë në edicionin e vitit 2006, nuk është mposhtur asnjëherë në “El Madrigal” për ndeshjet e Kupave Evropiane. Por është për t’u theksuar se spanjollët kanë fituar vetëm 4 nga 18 ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet......

Pelegrini: Mund të fitojmë në Athinë!

Trajneri i Vilarealit, Manuel Pelegrini, ka besim se ekipi i tij do të arrijë të kualifikohet për në çerekfinale, pavarësisht barazimit 1-1 në shtëpi përballë Panathinaikosit. Spanjollët duhet të shënojnë të paktën një gol në Athinë që të kenë ndonjë shpresë për kualifikim. Xhuzepe Rosi goditi nga pika e bardhë e 11-metërshit, duke barazuar ndeshjen e së mërkurës, pas golit të shënuar në minutën e 59-të nga greku Karagunis. Panathinakosi është cilësuar si ekipi më i dobët që vazhdon të luajë në Champions Ligë, por kjo gjë nuk e ka ndaluar që të marrë një barazim me gola në Spanjë. Pavarësisht rezultatit, Pelegrini beson se ekipi i tij me lojën që zhvilloi, meritonte fitoren. “Unë mendoj se është një rezultat i padrejtë, pasi krijuam mjaft raste dhe mbizotëruam bindshëm në fushën e lojës. Ndërsa ata nuk bënë asgjë dhe u kthyen në Greqi me rezultatin që kërkonin, - është shprehur trajneri i Vilarelit. - Kualifikimi mbetet i hapur, pasi Panathinaikos është më i fortë jashtë fushe se sa brenda dhe ne do të nisemi për në Athinë me objektivin e vetëm për të fituar. Duhet të arrijmë sukses në fushën e tyre dhe jemi padyshim të aftë për ta bërë këtë gjë”......

Panuçi-Spaleti, kthehet “paqja”

Kristian Panuçi i kërkon falje Spaletit. Një muaj pas refuzimit për të qëndruar në pankinë në transfertën e datës 25 janar në Napoli, mbrojtësi i Romës është përballur me trajnerin e tij, duke e pranuar për herë të parë fajin për sjelljen e tij aspak profesionale. Pasi ka kërkuar me ngulm që të transferohej në një skuadër tjetër çfarëdo, mjafton që të mos ishte më lojtar i Romës. Panuçi është gjobitur dhe përjashtuar nga lista e Ligës së Kampionëve. Pas kësaj mase, mbrojtësi i verdhekuqve i ka kërkuar falje publikisht të gjithë ambientit verdhekuq, në të cilin përfshihen shoqëria, shokët e skuadrës dhe tifozët, por duke harruar këtu pikërisht trajnerin e Romës, Luçiano Spaletin. Pas kësaj ngjarjeje Panuçi mund të integrohet te lojtarët titullarë, duke u rikthyer në skuadër që në sfidën që do të luhet të dielën në mbrëmje në “San Siro” kundër Interit të Zhoze Murinjos. Në këtë ndeshje nuk do të jenë pjesë e formacionit të verdhekuqve të Spaletit, Huan dhe Sisinjo......

Ramos: Reali duhet t’u kthehet fitoreve

Trajneri i Real Madridit, Juande Ramos, shpreson që skuadra e tij të shënojë fitore kundër Espanyolit të shtunën mbrëma, me qëllim që ta rikthejë moralin e humbur pas ndeshjes kundër Liverpoolit.
“Do të provojmë ta zgjasim formën tonë të mirë që e kemi shfaqur në La Liga. Secila ndeshje në Ligë e ka rëndësinë e vet, prandaj nëse jemi seriozë për ta arritur Barcelonën, atëherë duhet t’i fitojmë të gjitha ndeshjet” “Pas ndeshjeve në Evropë lojtarët zakonisht lodhen shumë, por mendoj se entuziazmi i tyre do ta mposhtë lodhjen”. “Është e zakonshme që ndjehemi të dëshpëruar për humbjen (nga Liverpooli), mirëpo duhet ta lëmë pas vetes atë humbje dhe të mendojmë për ndeshjet e radhës”, ka thënë Ramos.

Barcelona nënshkruan me Riberyn?

Sipas gazetës spanjolle "Sport", Barcelona ka arritur një marrëveshje bazë me anësorin e Bayen Munichut, Franck Ribery.
Blaugranët mendojnë se francezi do të përshtatej lehtë në stilin e lojës së Pep Guardiolas, dhe mësohet se së shpejti pritet të organizohen edhe takime tjera ndërmjet dy skuadrave për të diskutuar transferimin e Riberyt gjatë afatit kalimtar veror. Ribery kërkohet nga Real Madridi, Chelsea, Manchester City, Juventusi dhe shumë skuadra tjera, mirëpo duket se katalunasit janë afër blerjes së tij, pasi që sipas “Sport” tashmë është arritur një marrëveshje bazike ndërmjet dy klubeve dhe lojtarit.

Malouda: Dua të luaj për Juventusin

Florent Malouda ka shprehur dëshirën e tij për t’u transferuar te skuadra kundërshtare e Chelseat në Ligën e Kampionëve, Juventus.
Anësori i Bluve e ka të vështirë të gjejë vend në formacionin bazë të Chelseat, prandaj është shprehur i hapur për t’u larguar nga Stamford Bridge. “Kam dëgjuar spekulime se Juventusi më dëshiron mua dhe nuk mund të shtirem se nuk jam i interesuar”. “Juve është nj skuadër e madhe, por e tillë është edhe Chelsea, dhe aktualisht jemi rivalë”. “Duhet të presim së paku deri sa të kryhet edhe ndeshja kthyese, pastaj do të shohim. Janë edhe katër muaj kohë për të menduar për këtë gjë. Mirëpo nuk e mohoj se do të më pëlqente të luaja atje’, ka thënë Malouda për “Tuttosport”.

Formacioni më i mirë i Ligës së Kampionëve këtë javë

Formacioni 4-3-3:
Portier: Julio Cesar (Inter)

Në mbrojtje: Marco Motta (Roma), Alex (Chelsea), Jamie Carragher (Liverpool), Fabio Aurelio (Liverpool)

Mesfushorë: Franck Ribery (Bayern Munich), Juninho (Lyon), Javier Mascherano (Liverpool), Samir Nasri (Arsenal)

Në sulm: Lisandro Lopez (Porto), Didier Drogba (Chelsea)

Liverpooli klubi më i mirë në Evropë sipas UEFA-së

Sipas sistemit vlerësues të UEFA-së, ekipi i Liverpoolit është klubi më i mirë në Evropë, me një dallim të vogël në krahasim me Chelsean, i cili është në vendin e dytë, ndërsa Barcelona është në vendin e tretë.
Me fitoren 1-0 ndaj Real Madridit në Bernabeu, Liverpooli është ngritur në vendin e parë të tabelës zyrtare të UEFA-së për herë të parë pas vitit 1985.Sistemi i kombinimeve i rendit klubet sipas paraqitjeve në garat evropiane në pesë sezonet e fundit, ndërsa pikët fitohen në bazë të rezultatit të ndeshjeve dhe nivelit të kundërshtarit.Liverpooli tash mban kreun e tabelës me 114 mijë e 77 pikë, para rivalit të Premierligës, Chelseat, që ka 110 mijë e 77 pikë.Barcelona në vendin e tretë mbledh 109 mijë e 403 pikë, ndërsa Milani është menjëherë pas me 109 mijë e 306 pikë dhe Arsenali mbyll top pesëshin me 101 e 77 pikë.

Torres më shumë se dy javë jashtë fushe

Sulmuesi i Liverpoolit, Fernando Torres, do të pauzojë më shumë se dy javë dhe mund ta humbë duelin me Manchester United në Old Trafford që do të zhvillohet më 14 mars.
Spanjolli pësoi sërish një dëmtim të nyjës për të cilën arsye edhe u zëvendësua në ndeshjen e fundit ndaj Real Madridit në Bernabeu.Sipas informatave të fundit, Torres do të humbë disa ndeshje, përfshirë udhëtimin në Middlesbrough dhe ndeshjen e të martës kundër Sunderlandit.Pas 10 ditësh është ndeshja e kthimit ndaj Real Madridit, dhe katër ditë më pas derbi i madh kundër Manchester United. Pikërisht kjo ndeshje e fundit llogaritet si vendimtare, pasi nëse Manchester United do të fitojë, kjo do të thotë edhe fund për shpresat e Liverpoolit për të arritur tek titulli i Premierligës.

Ronaldo: Isha afër kalimit në Inter

Mesfushori i Manchester United, Cristiano Ronaldo, thotë se ai ka qenë një hap afër kalimit në Inter kur ishte pjesë e Sporting Lisbonës, por në fund vendosi ta pranojë ofertën e Manchester United.
“Kur kisha 17-18 vjet kisha kontakt dhe biseda me përfaqësues të Interit për të kaluar në qytetin e Milanos. Por nuk mbaj mend mirë se për çfarë bisedonim pasi kanë kaluar shumë vite. Pastaj erdhi oferta nga Manchester dhe unë kalova atje”, ka thënë Ronaldo.Mesfushori portugez pati disa raste të mira në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve përballë Interit, por Cesar ishte i shkëlqyeshëm para golit.“Julio Cesar vërtet bëri mrekulli para golit dhe kishte disa mbrojtje të jashtëzakonshme. Po ashtu isha i impresionuar edhe nga Davide Santon. Ai vërtet është një talent dhe futbollist i madh”, ka shtuar portugezi.

Atletico Madrid i gatshëm ta shesë Agueron

Brenda Atletico Madrid po shtohen zërat se klubi është i gatshëm ta shesë talentin argjentinas Sergio Aguero.
Aguero është i hidhëruar për shkak se është zëvendësuar në ndeshjen kundër Portos këtë vikend nga trajneri i ri Abel Resino dhe është i bindur se loja e tij ka ngecur ë 12 muajt e fundit.Drejtori i Atleticos, Emilio Gutierrez, është takuar me babanë e Agueros dje, ndërsa AS ka shkruar sot se një pjesë e bordit që është e bindur se është momenti që i riu argjentinas të shitet.Manchester City, Chelsea dhe Inter Milan kryesojnë garën për të marrë shërbimet e sulmuesit.

Eto'o: Dua të qëndroj në Barcelona

Golashënuesi më i mirë i La Ligës, sulmuesi kamerunas Samuel Eto'o, ka ripërsëritur synimin e tij për të mbetur në Barcelonë.
Megjithatë, kamerunasi ka thënë se ai nuk do të kërkojë kontratë të re këtë verë. “Jam këtu për pesë vite. Koha më e keqe kaloi këtë verë. E pranova qëndrimin e klubit, por gjithçka ishte e komplikuar. Këto gjëra ndodhin në futboll”, ka thënë Eto’o. “Doja aq shumë të qëndroja, vendosa të jem i rëndësishëm për ekipin. Do ta plotësoj kontratën time deri në vitin 2010 dhe pastaj dëshirë e imja është të vazhdoj me Barcelonën. Do të luftoj në klub derisa ata vendosin të më shesin mua”, ka shtuar kamerunasi.

Chelsea do të blejë Riberyn nëse Hiddink qëndron

Pronari i Chelseat, Roman Abramovich, është i gatshëm ta mbështesë trajnerin e ri Guus Hiddink gjatë afatit kalimtar të verës.
Daily Mail shkruan se Chelsea është afër për të siguruar marrëveshje të përhershme me Hiddink dhe bordi është impresionuar nga nënshkrimet që ai i ka rekomanduar. Abramovich do ta mbështesë Hiddink gjatë afatit kalimtar nëse ai qëndron dhe klubi do të kërkojë të sjellë në Stamford Bridge mesfushorin e Bayern Munichut, Frank Ribery dhe atë të CSKA Moskës, anësorin Yuri Zhirkov. Chelsea u përpoq të marrë shërbime e francezit edhe gjatë verës së kaluar.

Kupa UEFA: Eliminohet edhe Valencia

Dy gola të shënuar nga Artem Kravets kanë kualifikuar Dynamo Kievin për në rundin e radhës të Kupës UEFA, pas barazimit 2-2 në fushë të ekipit spanjoll Valencia. Mysafirët kaluan në epërsi pas 34 minutash lojë në Mestalla me anë të golit të Kravets. Valencia u duk se u rikthye në rrugë të duhur pas dy golave të shënuar nga Asier del Horno (44’) dhe Carlos Marchena (53’). Por një gabim në mesfushë të Valencias minutën e 74-të i dha shansit Kravets të shënojë edhe golin e dytë për të barazuar rezultatin, duke kualifikuar ekipin ukrainas falë më shumë golave në udhëtim.

Marseille kualifikohet falë penaltive

Ekipi i Lorik Canës, Olimpique Marseille, ka arritur me shumë mund të kualifikohet për në rundin e radhës të Kupës UEFA, pasi ishte më i saktë në penalti ndaj ekipit holandez Twente.
Francezët kishin pësuar humbje minimale në ndeshjen e parë të zhvilluar në Francë, ndërsa i njëjti rezultat u përsërit edhe në ndeshjen e kthimit në Holandë, ku kësaj here fitore shënoi ekipi i Canës. Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Hatem Ben Arfa pas 24 minutash lojë, gol që çoi në gjuajtjen e penaltive. U deshën 16 penalti për të përcaktuar fituesin me Modeste M’Bami që shndërroi në fitore penaltinë e fundit (7-6). Lorik Cana, i cili nuk ka zhvilluar ndeshje që nga viti i kaluar për shkak të një lëndimi, bëri rikthimin duke luajtur në këtë përballje.Nga ndeshjet tjera, edhe ekipi tjetër francez PSG ka shënuar fitore 3-1 në fushë të ekipit gjerman Wolfsburg (ndeshja e kaluar 2-0 për francezët) duke u kualifikuar me lehtësi për në 16-shen e fundit. Befasuese ka qenë eliminimi i Aston Villas pas humbjes prej 2-0 në udhëtim tek CSKA Moska (rezultati nga të dy ndeshjes 3-1). Rezultatet e ndeshjeve tjera i gjeni në tabelën në anën e djathtë.

“Kur Sezar ishte rezerva ime...”

Ish-portieri legjendar italian, Luka Markexhiani, tani komentator në “Sky Sport”, flet për paraqitjet e para të portierit brazilian të Interit, Hulio Sezar, gjatë kohës kur ishte portier rezervë te Kievo. Markexhiani, si ishte si portier rezervë Hulio Sezar te Kievo? Mbaj mend se që në fillim ka treguar aftësitë e tij të shkëlqyera si portier. Sezarin e kam parë të stërvitej në fushë çdo ditë, sikur do lunte çdo ditë një ndeshje zyrtare. E asaj kohe ishte rezerva ime te Kievo. Tashmë, duke marrë në konsideratë faktin që është portieri më i mirë në botë, mund të krenohem edhe unë me të. Sezar është më i mirë, apo një nga më të mirët? Besoj se për momentin është portieri më i mirë në botë. Duke marrë në konsideratë gjithçka që ka bërë gjatë këtij sezoni, ai është numri një në botë. Por megjithatë, mua më pëlqen të them se aktualisht në botën e futbollit ka një grup portierësh fantastikë. Mund të na përmendni disa emra? Padyshim që nuk mund të lë pa përmendur një portier si Bufon, Kasijas, Cek dhe Van Der Sar, për atë ç’ka kanë bërë gjatë viteve të fundit. Pastaj vijnë Frei dhe Hulio Sezar. E meqenëse ne në Itali krahasojmë çdo portier me Bufonin, jam i mendimit se braziliani për momentin është edhe më i miri në Itali dhe në botë. Ç’mund të na thoni për eksperiencën veroneze të Hulio Sezarit? Arriti të “thithte” gjithçka nga ajo eksperiencë e parë. Sezar ka qëndruar te Kievo për gjashtë muaj. E gjatë kësaj kohe ka bërë çdo përpjekje për të kuptuar metodat e futbollit italian. Atij nuk i duhej të tregonte se ishte një portier i zoti, sepse cilësitë e tij kishin dalë në pah që kur ishte në Brazil. Por nga kjo ka përfituar për të korrigjuar sa më mirë sjelljen tipike të shkollës braziliane. Për shembull? Portierët brazilianë dalin shumë nga porta dhe gabojnë shpeshherë në pozicionim. Ndërsa Hulio Sezarin se kam parë një herë të dalë nga zona i pasigurt për faktin nëse do të arritë të ndalte topin. Çfarë e ka ndihmuar më shumë gjatë këtij procesi adaptimi? Inteligjenca dhe devotshmëria. Kur erdhi te ne kishte fituar Kupën e Amerikës, por përballoi kampionatin italian dhe pankinën te Kievo me një seriozitet të madh. Dukej qartë që ishte një njëri me ambicie të
mëdha. Më pas, fakti që shkoi tek Interi e ka stimuluar siç duhet. Tani është portieri më i mirë në botë.

“Interi kërkon me çdo kusht Agueron”

Interi del hapur për Agueron. Protagonist i këtij rrëfimi është edhe njëherë Luiz Suarez, një ndër figurat kryesore të zikaltërve, i cili edhe para një muaji ka konfirmuar interesin për talentin argjentinas. “Aguero tek Interi? – ka deklaruar Suarez – Edhe mund të bëhet, por gjithçka varet nga shifra që duhet të paguajmë. Nëse nuk propozohet ndonjë shifër e pranueshme, mendoj se nuk mund të arrihet asnjë marrëveshje. Por talenti i futbollistit nuk mund të vihet në diskutim absolutisht”. El Kun Aguerro i ka prishur pothuajse të gjitha marrëdhëniet me trajnerin e Atletiko Madrid, Abel Rezino, dhe mesa duket i ka bërë valixhet gati për merkaton e qershorit. Ikona e paharruar e skuadrës së zikaltërve, i cili ka qenë edhe protagonist në fitoren e Interit në Kupën e Kampionëve, ka komentuar edhe ndeshjen kundër anglezëve: “Liga e Kampionëve? Ndeshja e kthimit do të jetë e vështirë, sepse kualifikimi do t’i detyrojë skuadrat të luajnë deri në minutën e fundit. Fakti që nuk arritëm të shënonim asnjë gol, është shumë shqetësues dhe duhet patjetër ta zgjidhim nëse dua të kalojmë në çerekfinale”.

“Xhenoa do zonën Championsin”

Xhenoa tashmë synon Ligën e Kampionëve. Shoqëria e ka bërë të ditur këtë objektiv nëpërmjet drejtorit të përgjithshëm, Fabricio Preciozi, i cili ka pranuar: “Objektivi ynë është Liga e Kampionëve dhe ne kemi vendosur të provojmë të bëhemi pjesë e këtij kompeticioni – ka deklaruar Preciozi për “Sky”. – Nuk u trembemi asnjërës prej skuadrave që do na duhet të përballemi”. Një ambicie, e cila mesa duket favorizohet edhe nga një ambient që ka premisa të qëndrojë i qetë për Xhenoan: “Nuk jemi nën presion – komenton drejtoi i përgjithshëm i skuadrës. – Tifozët tanë e kuptojnë fare mirë momentin që po kalojmë. Ne nuk jemi njësoj me skuadrat e mëdha, që janë të mësuara me disa lloj kufijsh”. Më pas, Preciozi ka theksuar se nuk ka asnjë rrezik që Xhenoa të humbasë Militon, edhe nëse nuk arrihet kualifikimi për Ligën e Kampionëve: “Nuk duhet të trembemi aspak për Militon, ne nuk kemi ndërmend ta largojmë atë. Ky argument nuk ka pse të diskutohet më, ai vetë e ka pranuar që ndihet mirë këtu”.

Fiorentina eliminohet, City vazhdon tutje

Ndeshja e zhvilluar ndërmjet Ajaxit dhe Fiorentinës ka përfunduar me rezultat të barabartë, 1-1, rezultat i cili eliminon Violat nga gara e Kupës UEFA. Nga ana tjetër Manchester City ka fituar në shtëpi kundër FC Copenhagen për ta vazhduar garën e mëtutjeshme.
Fiorentina krijoi epërsi prej 1-0 në minutën e 61-të me anë të Alberto Gilardinos, por nuk arriti ta ruante deri në fund këtë rezultat, i cili do t’i sillte vazhdimet, pasi që vendasit nga Amsterdami barazuan në fund të takimit (88’), me anë të Leonardos, për të fituar me rezultat të përgjithshëm prej 2-1 në të dyja ndeshjet. Manchester City e ka mposhtur skuadrën FC Copenhagen, me rezultat 2-1, për ta vazhduar garën në Kupën UEFA, meqenëse përballja e parë e zhvilluar në kryeqytetin danez, kishte përfunduar me rezultat 2-2. Për Cityn shënoi dy herë Craig Bellamy (73’ dhe 80’), ndërsa në fund të takimit (90’), Vingaard shënoi për mysafirët, vetëm për statistika.

Milan përjashtohet edhe nga Kupa UEFA

Skuadra e Milanit ka barazuar në San Siro me rezultat 2-2 përballë Werder Bremenit, për t’u eliminuar nga gara ku i kishte shpresat më të mëdha për ta fituar. Ekipi gjerman me plot meritë vazhdon garën e mëtutjeshme në Kupën UEFA, pasi që në takimin e të enjtes mbrëma ishte skuadër shumë më e mirë në fushë sesa ekipi vendas. Edhe pse Rossonerët krijuan epërsi të dyfishtë, ata si rëndom në ndeshjet e këtij sezoni, nuk arritën të mbaheshin deri në fund të takimit, dhe kështu u dënuan nga Werderi. Golin e parë në ndeshje e shënoi Andrea Pirlo nga pika e bardhë (26’), ndërsa dyfishoi Alexandre Pato (33’). Mirëpo, mysafirët krijuan presion të vazhdueshëm gjatë gjithë pjesës së mbetur të lojës dhe në këtë mënyrë arritën të shënojnë dy herë me anë të Claudio Pizzaros brenda dhjetë minutash (68’ dhe 78’), për të vazhduar më tutje garën, pasi që ndeshja e parë e zhvilluar në Bremen përfundoi me rezultat 1-1.

Gilla: Më mirë pa para se te Milan

Sulmuesi i Fiorentinës, Alberto Gilardino, ka thënë se ia ka vlejtur largimi nga Milani edhe pse ai tash fiton shumë më pak para sesa te Rossonerët.
Që nga transferimi në Firence, Gilla ka kaluar një formë shumë të mirë, që ishte edhe momenti kthyes në karrierën e tij, duke shënuar 15 gola në Serie A dhe tash është vetëm një gol prapa Marco Di Vaios, në garën për titullin Capocannoniere. “Në Firence jam pritur jashtëzakonisht mirë dhe ishte një ndjenjë fantastike. Këtu fitoj më pak para, por ia vlen”, i ka thënë italiani revistës “Max”.

26 shkurt 2009

Del Piero: Ne do të vazhdojmë tutje

Legjenda e Juventusit dhe Italisë, Alessandro del Piero, e ka paralajmëruar Chelsean se është kryer vetëm gjysma e përballjes ndërmjet tyre dhe se Zonja e Vjetër do t’i eliminojë ata në ndeshjen kthyese në Torino.
Juventus është mposhtur të mërkurën mbrëma në Stamford Bridge nga Chelsea me rezultat minimal prej 1-0, edhe pse bardhezinjtë treguan lojë të mirë. “Po kthehemi nga kjo sfidë me një kënaqësi të vogël, sepse e merituam barazimin. Sido që të jetë, ndeshjen e kthimit do ta fillojmë me disavantazh, mirëpo në Torino duhet të bëjmë diçka më shumë”. “Chelsea është një skuadër e madhe dhe ata e treguan këtë. Kemi respekt të madh ndaj tyre, por unë besoj se ne i kemi mundësitë për të vazhduar tutje, nëse luajmë lojën tonë”. “Dënimi në mendjet tona mund të jetë arma jonë sekrete”, është cituar të ketë thënë ikona e Juves për “The Sun”.

Marcelo: Janë edhe 90 minuta lojë

Real Madridi e ka lënë pas vetes humbjen e të mërkurës mbrëma në Santiago Bernabeu nga Liverpooli, në ndeshjen e parë të 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve, për të menduar për ndeshjen e radhës në La Liga.
Braziliani Marcelo thotë se Los Blancos po mendojnë për ndeshjen e radhës në Kampionat, me qëllim që ta arrijnë Barcelonën në Primera Division dhe se Mbretërit e kanë mundësinë t’i mposhtin ‘Të Kuqtë’ në Anfield për të vazhduar më tutje në Ligën e Kampionëve. “Jemi të sigurt se mund ta përmbysim rezultatin. Ne jemi optimistë dhe kemi filluar përgatitjet për ndeshjen kthyese në Anfield. Kanë mbetur edhe 90 minuta për t’u zhvilluar dhe ne duhet t’i shfrytëzojmë në dobinë tonë”. “Nuk na pëlqeu humbja, mirëpo tash duhet të mendojmë për La Ligan, sepse duhet të pushojmë dhe të mendojmë për ndeshjen e radhës, sepse duhet t’i fitojmë të gjitha ndeshjet në Kampionat nëse dëshirojmë të shpallemi kampionë”, ka thënë Marcelo.

Fabregas: Gara për titull ka marrë fund

Mesfushori i lënduar i Arsenalit, Cesc Fabregas, e ka pranuar faktin se shanset që Arsenali të jetë konkurrent për ta fituar titullin e Ligës Premier janë 'zero'.
“Nuk do të ishte diçka reale po të mendonim për titull. Kurrë nuk thuhet kurrë, mirëpo nuk do të ishim aq të mençur po të mendonim se mund ta arrijmë kreun e tabelës”. “Ajo që duhet të bëjmë ne është të mendojmë për kundërshtarët e radhës dhe t’i fitojmë ndeshjet një nga një”, ka thënë spanjolli për “The Sun”.

Aguero më afër Interit

Mësohet se skuadra e Interit është një hap më pranë sulmuesit të Atletico Madridit, Sergio Aguero.
Sportmediaset.it njofton se argjentinasi ka probleme me klubin spanjoll, pasi që nuk i ka pëlqyer që trajneri e ka zëvendësuar në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Portos në mesjavë. Mediat në Spanjë dhe në Itali pohojnë se Aguero mund t’u bashkëngjitet zikaltërve që nga sezoni i ardhshëm. Presidenti i Interit, Massimo Morati, dhe trajneri i Nerazzurëve, jose Mourinho, janë admirues të mëdhenj të dhëndrit të Diego Maradonas, dhe pritet ta shfrytëzojnë trajnerin e Argjentinës për t’u ndihmuar në këtë transferim.

Nedved konfirmon pensionimin

Mesfushori legjendar i Juventusit, Pavel Nedved, ka njoftuar se ai ka vendosur t’i japë fund karrierës së tij si futbollist aktiv në fund të këtij sezoni.
“Do të tërhiqem në fund të sezonit, pavarësisht suksesit tonë në Serie A dhe në Ligën e Kampionëve”. “E kam marrë këtë vendim dhe kështu do të veproj. Nuk mendoj se do të ndryshoj mendje. Mendoj se ky është momenti më i mirë për t’u pensionuar”. “Po ia kaloj shumë mirë, por ka ardhur koha që të lëshoj vend për lojtarët e rinj. Ata meritojnë të luajnë. Ndoshta mendoni se jam ende i ri, por unë jam 37-vjeçar dhe vërtet mendoj se ka ardhur koha të tërhiqem”. “Dëshiroj të jap maksimumin tim në këto tre muajt e mbetur dhe shpresoj ta përfundoj karrierën me titullin e Ligës së Kampionëve”, ka përfunduar ‘Furia çeke’.

Juventusi, 18 milione per Diegon e Verderit

Juventusi ka rritur ofertën për Diegon. Pasi Verder Bremen, nga sa bëhet e ditur nga e përditshmja gjermane “Bild”, ka refuzuar një ofertë të parë të bardhezinjve, tani ka ardhur oferta e re e Juves: 18 milion euro plus disa bonuse, që mund të jepen në vazhdim në dy mënyra. E para do të varet nga arritja e objektivave: fitore në Champions, kampionat, Kupën e Italisë ose thjesht kualifikim në Champions. E njëjta formulë, kjo e shpërblimeve në bazë të objektivave të arritur, është përdorur për transferimin e Sisokosë nga Liverpuli.Zgjidhja e dytë konsiston në një përqindje të shumës, që do të përfitohet në rastin e një shitjeje të mundshme në të ardhmen të Diegos në një skuadër tjetër, duke parë se fantazisti brazilian është vetëm 24 vjeç. Zgjidhje kjo që është ndjekur më parë nga Paris St. Zhermeni kur ka shitur Ronaldinjon tek Barcelona ose nga San Paolo për transferimin e Kakasë tek Milani. Me këtë ofertë Juventusi shpreson të bindë Verder Bremenin dhe të lërë pas kështu konkurrencën e Realit të Madridit dhe Mançester Junajtedit.Në fund kemi të bëjmë me një shifër që shkon afër 22-23 milionëve të kërkuar nga klubi gjerman për të lënë të lirë numrin 10, të cilit i skadon kontrata në vitin 2011-të. Për momentin ka ardhur oferta. Nëse do të pranohet, negociatat me Bremen do të fillojnë vetëm nga fundi i marsit. Për momentin klub gjerman, që ndodhet në vendin e 11-të në Bundesligë, nuk ka ndërmend të fillojë operacione zyrtare të merkatos. Një gjë është e sigurt: Verderi e ka kuptuar se Diego kërkon një skuadër të madhe.Edhe për këtë do të donte që lojtari ta bënte publike këtë dëshirë. Diego duket se i ka rrëfyer miqve të ngushtë se ëndrra e tij është të luajë me Del Pieron. Ndërkohë, të enjten Xhiakomo Petralito, agjenti i Italisë në çështjen Diego, do të jetë në Milano për Milan-Verder. Ndoshta pret një telefonatë nga Alesio Seko.