27 shkurt 2009

“Arusha çeke” jep lamtumirën këtë sezon

Fundi i këtij sezoni futbollistik do të jetë edhe fundi i karrierës së Pavel Nedvedit. “Arusha çeke” do të largohet nga futbolli i luajtur pas 13 sezonesh të lavdimshme tek Lacio dhe Juventusi në kampionatin italian. Megjithëse u fol për një zgjatje të kontratës, Nedvedi mendon se ka ardhur moment i duhur për të varur këpucët në gozhdë.“Do ta mbyll karrierën këtë sezon, pavarësisht sesi do të përfundojë Liga e Kampioneve dhe Seria A. Këtë vendim e kam marrë vetë, dhe nuk do ta ndryshoj. Nuk ka nevojë të rimendohem, sepse ky eshte momenti i duhur”, deklaron Pavel Nedved. Pas afro dy javësh Juventusi do të luajë ndeshjen e kthimit me Çelsin, dhe ky takim është një “çelës” për vazhdimin në këtë kompeticion të ekipit italian. Nedved nuk ka arritur asnjëherë të fitojë këtë trofe, megjithëse në vitin 2003 ishte në finale përballë Milanit....