27 shkurt 2009

Del Piero ngushëllohet në fund me “U2″

Alesandro Del Pieros nuk i kanë mjaftuar komplimentat e Hidink dhe vetëdija se Juventusi ka luajtur më mirë se Çelsi në pjesën e dytë. “Eshtë një ngushëllim i vogël, - ka thënë kapiteni bardhezi. Ndoshta meritonim barazimin. Por në Torino duhet të bëjmë diçka më shumë”. Ndrëkohë në përfundim të ndeshjes, Del Piero, ka pasur një surprizë të këndshme në dhomat e zhveshjes. Në fakt, gjatë sfidës midis Çelsit dhe Juventusit, në tribunë, miq të Abramoviçit, kanë qenë pjesëtarët e gurpit legjendar U2. Në mbarim të takimit, solisti Bono dhe kitarristi “The Edge”, kanë shkuar në dhomat e zhveshjes të Juves për të përshëndetur Del Pieron dhe lojtarët e tjerë. Një ngushëllim i vogël pas një nate që nuk ka shkuar shumë mirë për skuadrën bardhezi.