27 shkurt 2009

Fiorentina eliminohet, City vazhdon tutje

Ndeshja e zhvilluar ndërmjet Ajaxit dhe Fiorentinës ka përfunduar me rezultat të barabartë, 1-1, rezultat i cili eliminon Violat nga gara e Kupës UEFA. Nga ana tjetër Manchester City ka fituar në shtëpi kundër FC Copenhagen për ta vazhduar garën e mëtutjeshme.
Fiorentina krijoi epërsi prej 1-0 në minutën e 61-të me anë të Alberto Gilardinos, por nuk arriti ta ruante deri në fund këtë rezultat, i cili do t’i sillte vazhdimet, pasi që vendasit nga Amsterdami barazuan në fund të takimit (88’), me anë të Leonardos, për të fituar me rezultat të përgjithshëm prej 2-1 në të dyja ndeshjet. Manchester City e ka mposhtur skuadrën FC Copenhagen, me rezultat 2-1, për ta vazhduar garën në Kupën UEFA, meqenëse përballja e parë e zhvilluar në kryeqytetin danez, kishte përfunduar me rezultat 2-2. Për Cityn shënoi dy herë Craig Bellamy (73’ dhe 80’), ndërsa në fund të takimit (90’), Vingaard shënoi për mysafirët, vetëm për statistika.