28 shkurt 2009

Gatuzo i hap telashe vetes me përmendjen e Finlandës

Rino Gatuzo i ka hapur mjaft telashe vetes me deklaratën e lëshuar para disa ditësh rreth sulmuesit Amauri. Telashet nuk vijnë nga braziliani, por, nga Finlanda, vend të cilin Gatuzo e zuri me gojë gjatë intervistës së tij. “Amauri është sjellë shumë herë vërdallë me këtë histori. Tani është më mirë nëse luan me Brazilin. Italia është kampione bote, dhe jo Azerbajxhani apo Finlanda”, është shprehur futbollisti Gatuzo. Fraza e fundit ka ngjallur zemërimin e Finalandezëve. Thuajse të gjitha gazetat e vendit nordik kanë publikuar deklaratën e Gatuzos, në të cilën ai përmend emrin e këtij shteti. Sipas “Gazzetta dello Sport”, çështja është duke marrë përmasa diplomatike.