28 shkurt 2009

Hertha sërish në krye

Hertha Berlin është ngjitur sërish në krye të tabelës në Bundesligë, pasi ka shënuar fitore në takimin e zhvilluar të shtunën në Berliner Olympiastadion, kundër skuadrës së fundit në tabelë, Monchengladbach.
Vendasit nga kryeqyteti gjerman krijuan epërsi të dyfishtë me anë të Andrey Voronin (28’) dhe Pal Dardai (44’), ndërsa krejt çka arritën mysafirët ishte ngushtimi i epërsisë në 2-1, me golin e Michael Bradley (69’) nga pika e bardhë. Sensacioni i këtij viti në Bundesligë, skuadra e Hoffenheim, duket se e ka humbur shkëlqimi, pasi ka arritur të nxjerrë vetëm një pikë duke barazuar pa gola në fushën e Borussia Dortmundit.