28 shkurt 2009

Juve shënon fitore të vështirë

Skuadra e Juventusit ka arritur të nxjerrë tre pikë nga një përballje shumë e vështirë kundër Napolit.
Takimi i zhvilluar të shtunën mbrëma në Stadio Olimpico të Torinos, ndërmjet Juventusit dhe Napolit, ka përfunduar me fitore minimale të skuadrës vendase, prej 1-0. Bardhezinjtë ishin skuadër shumë më e mirë në pjesën e parë duke dominuar lojën dhe duke krijuar raste, me ç’rast erdhi edhe goli, pa përfunduar pjesa e parë (44’), ndërsa golashënues ishte Claudio Marchisio. Në pjesën e dytë, mysafirët napolitanë krijuan presion të madh para portë së Gigi Buffon, sidomos në minutat e fundit të ndeshjes, madje duke shënuar, por goli i tyre u anulua nga gjyqtari. Me këto tre pikë Juventus i afrohet Interit në gjashtë pikë, dhe do të mundohet ta ngushtojë diferencën e pikëve, kur dihet se zikaltrit të dielën përballen me Romën në Giuseppe Meazza.