26 shkurt 2009

Juventusi, 18 milione per Diegon e Verderit

Juventusi ka rritur ofertën për Diegon. Pasi Verder Bremen, nga sa bëhet e ditur nga e përditshmja gjermane “Bild”, ka refuzuar një ofertë të parë të bardhezinjve, tani ka ardhur oferta e re e Juves: 18 milion euro plus disa bonuse, që mund të jepen në vazhdim në dy mënyra. E para do të varet nga arritja e objektivave: fitore në Champions, kampionat, Kupën e Italisë ose thjesht kualifikim në Champions. E njëjta formulë, kjo e shpërblimeve në bazë të objektivave të arritur, është përdorur për transferimin e Sisokosë nga Liverpuli.Zgjidhja e dytë konsiston në një përqindje të shumës, që do të përfitohet në rastin e një shitjeje të mundshme në të ardhmen të Diegos në një skuadër tjetër, duke parë se fantazisti brazilian është vetëm 24 vjeç. Zgjidhje kjo që është ndjekur më parë nga Paris St. Zhermeni kur ka shitur Ronaldinjon tek Barcelona ose nga San Paolo për transferimin e Kakasë tek Milani. Me këtë ofertë Juventusi shpreson të bindë Verder Bremenin dhe të lërë pas kështu konkurrencën e Realit të Madridit dhe Mançester Junajtedit.Në fund kemi të bëjmë me një shifër që shkon afër 22-23 milionëve të kërkuar nga klubi gjerman për të lënë të lirë numrin 10, të cilit i skadon kontrata në vitin 2011-të. Për momentin ka ardhur oferta. Nëse do të pranohet, negociatat me Bremen do të fillojnë vetëm nga fundi i marsit. Për momentin klub gjerman, që ndodhet në vendin e 11-të në Bundesligë, nuk ka ndërmend të fillojë operacione zyrtare të merkatos. Një gjë është e sigurt: Verderi e ka kuptuar se Diego kërkon një skuadër të madhe.Edhe për këtë do të donte që lojtari ta bënte publike këtë dëshirë. Diego duket se i ka rrëfyer miqve të ngushtë se ëndrra e tij është të luajë me Del Pieron. Ndërkohë, të enjten Xhiakomo Petralito, agjenti i Italisë në çështjen Diego, do të jetë në Milano për Milan-Verder. Ndoshta pret një telefonatë nga Alesio Seko.