27 shkurt 2009

Kate: Edhe në shtëpi, si në “El Madrigal”

Xhuzepe Rosi barazoi rezultatin nga pika e bardhë e 11 metërshit, duke i dhënë Vilarelit një barazim 1-1 përballë Panathinaikosit, të mërkurën në mbrëmje. Grekët u larguan nga Spanja me avantazhin e një goli në fushë kundërshtare, duke pritur të qetë ndeshjen e kthimit në Athinë, që do të luhet në datën 10 mars. “Ne arritëm atë që kërkonim: një gol në fushën kundërshtare dhe nuk humbëm, - ka deklaruar trajneri i Panathinaikos, Henk Ten Kate. - Ata padyshim ishin një ekip i fortë, por ne u treguam të vendosur dhe grinta e lojtarëve ishte fantastike. Futbolli është i çuditshëm - thotë Kate. - Ndonjëherë nuk ka rëndësi se cili ekip luan më mirë dhe dominon në fushën e lojës. Ne nuk jemi favoritë për t’u kualifikuar. Vilareali, padyshim që është ekip më i mirë se ne, kështu që në ndeshjen e kthimit duhet të luajmë në të njëjtën mënyrë që luajtëm në stadiumin ‘El Madrigal’”. Vilareali, që ka arritur deri në gjysmëfinale të Champions Ligë në edicionin e vitit 2006, nuk është mposhtur asnjëherë në “El Madrigal” për ndeshjet e Kupave Evropiane. Por është për t’u theksuar se spanjollët kanë fituar vetëm 4 nga 18 ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet......