28 shkurt 2009

Kievo, polemika për Bogdanin në stol

Shpërthejnë polemikat në mediat lokale të Veronës. Në qendër të kritikave vazhdon të jetë trajneri i Kievos, Mimo Di Karlo. Por shkak për këtë është bërë pozicionimi i skuadrës në fund të tabelës, në rrezik për të rënë në Serinë B. Kritikat kryesore u referohen përzgjedhjeve të trajnerit në lidhje me sulmin, gjë që ka rezultuar jo efikase deri tani. Gazeta italiane "L‘Arena" i ka konsideruar të gabuara zgjedhjet e trajnerit, i cili, sipas tyre, ka lënë në stol një sulmues si Bogdani. "Mbetet enigmë përgjigjja se përse Di Karlo nuk e aktivizon Bogdanin, një lojtar që ka gjithçka, forcë fizike, eksperiencë, karakteristika të mira teknike dhe adapt për të formuar çiftin e sulmit së bashku me Pelisier. Dyshja Bogdani e Pelisier do ishte më e mirë mes alternativave të pakta që ka Kievo për momentin në dispozicion".