27 shkurt 2009

Kthehet në shënjestër

Amauri ka zhvilluar një ndeshje të dobët në Ligën e Kampioneve kundër Çelsit dhe sikur të mos mjaftonte kjo, këto dy ditë është vënë në shënjestër nga Xhenaro Gatuzo dhe trajneri i Brazilit, Karlos Dunga. Mesfushori i Milanit largon Amaurin nga Kombëtarja italiane me tone të ashpra, ndërkohë që i njëjtë është edhe reagimi i tij: “Gatuzo nuk më do në Kombëtare? Nuk më intereson mendimi i tij”. Por nëse Gatuzo i mbyll dyert e Kampionëve të Botës, nga ana tjetër edhe Dunga nuk është se i lë një shpresë të madhe sulmuesit të Juventusit për të ëndërruar fanellën e “Seleçaos”: “Dyert e Kombëtares janë të hapura për të gjithë, por e kam të vështirë të heq dorë nga Luis Fabiano e Adriano për Amaurin...”.