27 shkurt 2009

Kupa UEFA: Eliminohet edhe Valencia

Dy gola të shënuar nga Artem Kravets kanë kualifikuar Dynamo Kievin për në rundin e radhës të Kupës UEFA, pas barazimit 2-2 në fushë të ekipit spanjoll Valencia. Mysafirët kaluan në epërsi pas 34 minutash lojë në Mestalla me anë të golit të Kravets. Valencia u duk se u rikthye në rrugë të duhur pas dy golave të shënuar nga Asier del Horno (44’) dhe Carlos Marchena (53’). Por një gabim në mesfushë të Valencias minutën e 74-të i dha shansit Kravets të shënojë edhe golin e dytë për të barazuar rezultatin, duke kualifikuar ekipin ukrainas falë më shumë golave në udhëtim.