28 shkurt 2009

Lampard dërgon Chelsean në pozitën e dytë

Mesfushori Frank Lampard ka shënuar në momentet e fundit të ndeshjes për t’i dhënë tri pikë të rëndësishme Chelseat në përballje me Wigan Athletic, të cilat pikë e ngritin klubin londinez në pozitën e dytë të Premierligës.
Blutë kaluan në epërsi që në pjesë të parë me anë të një goli të shënuar nga kapiteni John Terry (25’), por mysafirët nuk u dorëzuan dhe arritën të barazojnë tetë minuta para fundit të ndeshjes me anë të Kapo. Por, ishte Frank Lampard i cili u gjend në momentin e duhur për të shënuar me kokë në minutën e parë të kohës shtesë, duke ruajtur tri pikë në Stamford Bridge.Me këto pikë Chelsea grumbullon 55 pikë në vendin e dytë, sa ka edhe Liveprooli në të tretin, pas humbjes në fushë të Middlesbrough. Manchester United mbetet lider me 62 pikë dhe një ndeshje më pak.