26 shkurt 2009

Marcelo: Janë edhe 90 minuta lojë

Real Madridi e ka lënë pas vetes humbjen e të mërkurës mbrëma në Santiago Bernabeu nga Liverpooli, në ndeshjen e parë të 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve, për të menduar për ndeshjen e radhës në La Liga.
Braziliani Marcelo thotë se Los Blancos po mendojnë për ndeshjen e radhës në Kampionat, me qëllim që ta arrijnë Barcelonën në Primera Division dhe se Mbretërit e kanë mundësinë t’i mposhtin ‘Të Kuqtë’ në Anfield për të vazhduar më tutje në Ligën e Kampionëve. “Jemi të sigurt se mund ta përmbysim rezultatin. Ne jemi optimistë dhe kemi filluar përgatitjet për ndeshjen kthyese në Anfield. Kanë mbetur edhe 90 minuta për t’u zhvilluar dhe ne duhet t’i shfrytëzojmë në dobinë tonë”. “Nuk na pëlqeu humbja, mirëpo tash duhet të mendojmë për La Ligan, sepse duhet të pushojmë dhe të mendojmë për ndeshjen e radhës, sepse duhet t’i fitojmë të gjitha ndeshjet në Kampionat nëse dëshirojmë të shpallemi kampionë”, ka thënë Marcelo.