27 shkurt 2009

Milani në krizë!

Eliminimi i Milanit nga Kupa UEFA, ka nxitur reagimin e hierarkisë së klubit, derisa zëvendëspresidenti i skuadrës, Adriano Galliani, ka vizituara fushën stërvitore në Milanello.
“La Gazzetta Dello Sport” njofton se Galliani ka mbajtur një takim me trajnerin Carlo Ancelotti dhe pjesën tjetër të skuadrës me dyer të mbyllura. Kupa UEFA ishte e vetmja garë të cilën Milani kishte shpresa ta fitonte, kur kihet parasysh se ëndrra për Scudetto është vetëm iluzion duke llogaritur diferencën prej 11 pikësh që ka me Interin. Gazeta pohon se Galliani ka kërkuar të vetmen gjë që mund ta bëjnë Rossonerët këtë sezon: deri në fund të sezonit të qëndrojnë në katër vendet e para në Serie A.