27 shkurt 2009

Nedved: Amauri duhet të mendojë vetëm për Juven

Veterani i Juventusit, Pavel Nedved, ka kërkuar nga bashkëlojtari i tij, Amauri, të mos shpërqendrohet me çështjen se për cilën përfaqësuese do të luajë, por të mendojë vetëm për bardhezinjtë.
Sulmuesi i Zonjës së Vjetër, Carvalho Amauri, ende nuk ka vendosur për cilën përfaqësuese do të luajë, për Brazilin apo Italinë, duke ditur se kohë më parë ai e mori edhe pasaportën italiane. “Situata e Amaurit nuk po menaxhohet mirë dhe ai mund të shpërqendrohet nga kjo çështje. Ai duhet të mendojë vetëm si të luajë për Juven. Ndërsa për cilën përfaqësuese do të luajë duhet të vendoset më vonë”, ka thënë Nedved.