26 shkurt 2009

Nedved konfirmon pensionimin

Mesfushori legjendar i Juventusit, Pavel Nedved, ka njoftuar se ai ka vendosur t’i japë fund karrierës së tij si futbollist aktiv në fund të këtij sezoni.
“Do të tërhiqem në fund të sezonit, pavarësisht suksesit tonë në Serie A dhe në Ligën e Kampionëve”. “E kam marrë këtë vendim dhe kështu do të veproj. Nuk mendoj se do të ndryshoj mendje. Mendoj se ky është momenti më i mirë për t’u pensionuar”. “Po ia kaloj shumë mirë, por ka ardhur koha që të lëshoj vend për lojtarët e rinj. Ata meritojnë të luajnë. Ndoshta mendoni se jam ende i ri, por unë jam 37-vjeçar dhe vërtet mendoj se ka ardhur koha të tërhiqem”. “Dëshiroj të jap maksimumin tim në këto tre muajt e mbetur dhe shpresoj ta përfundoj karrierën me titullin e Ligës së Kampionëve”, ka përfunduar ‘Furia çeke’.