27 shkurt 2009

Një tjetër skandal përfshin futbollin spanjoll

Një tjetër skandal ka përfshirë futbollin spanjoll. Policia e Madridit ka arrestuar dy futbollistë dhe dy agjentë të FIFA-s, të cilët ishin duke transportuar 600 kg heroinë. Emrat e të arrestuarve nuk bëhen publik nga policia, por, këta të fundit përmendin klubin e Atletikos së Madrdidit dhe Rajo Valekanos. Bashkë me personalitetet e futbollit janë arrestuar edhe 7 persona të tjerë.Sipas policisë, droga vinte nga Argjentina. Ky vend mbahet si tranzit i këtij malli nga vendet e tjera latine, si, Kolumbia, Bolivia, Peruja, etj. Spanja përdoret si porta hyrëse e trafikantëve në Europë. Mediat iberike bëjnë me dije se futbollistët e arrestuar janë me origjinë serbe, ndërkohë që, edhe futbollistë të tjerë janë të përfshirë në këtë trafik.