27 shkurt 2009

“Nuk dorëzohemi lehtë”

Goli i Benajun mjaftoi për të ndarë sfidën mes Realit të Madridit dhe Liverpulit, gjë që i bën anglezët favoritë për kualifikimin. Për madrilenët e Huande Ramosit, ky rezultat erdhi si një shuplakë pas dhjetë fitoreve radhazi në kampionat. “Jemi të gjithë të nervozuar. Megjithëse zhvilluam një ndeshje të mirë, Liverpuli luajti me zgjuarsi dhe shfrytëzoi të vetmen mundësi që iu dha”, tha mbrojtësi i spanjollëve, Gabriel Haince. Fokusimi i tij tashmë është te ndeshja e kthimit, ku përveç disavantazhit të një goli, duhet përballuar edhe atmosfera që e karakterizon stadiumin “Anfilld Road”. “Nuk më shqetësojnë aspak korret e tifozëve të Liverpulit, që do të jenë të sigurt për kualifikimin e skuadrës së tyre. Por ne jemi mësuar me ambiente të tilla dhe shpresoj t’ia dalim mbanë. Do të jetë sfidë e vështirë, por s’shkojmë të dorëzuar”, përfundoi Haince.....