27 shkurt 2009

Panuçi-Spaleti, kthehet “paqja”

Kristian Panuçi i kërkon falje Spaletit. Një muaj pas refuzimit për të qëndruar në pankinë në transfertën e datës 25 janar në Napoli, mbrojtësi i Romës është përballur me trajnerin e tij, duke e pranuar për herë të parë fajin për sjelljen e tij aspak profesionale. Pasi ka kërkuar me ngulm që të transferohej në një skuadër tjetër çfarëdo, mjafton që të mos ishte më lojtar i Romës. Panuçi është gjobitur dhe përjashtuar nga lista e Ligës së Kampionëve. Pas kësaj mase, mbrojtësi i verdhekuqve i ka kërkuar falje publikisht të gjithë ambientit verdhekuq, në të cilin përfshihen shoqëria, shokët e skuadrës dhe tifozët, por duke harruar këtu pikërisht trajnerin e Romës, Luçiano Spaletin. Pas kësaj ngjarjeje Panuçi mund të integrohet te lojtarët titullarë, duke u rikthyer në skuadër që në sfidën që do të luhet të dielën në mbrëmje në “San Siro” kundër Interit të Zhoze Murinjos. Në këtë ndeshje nuk do të jenë pjesë e formacionit të verdhekuqve të Spaletit, Huan dhe Sisinjo......