27 shkurt 2009

Pelegrini: Mund të fitojmë në Athinë!

Trajneri i Vilarealit, Manuel Pelegrini, ka besim se ekipi i tij do të arrijë të kualifikohet për në çerekfinale, pavarësisht barazimit 1-1 në shtëpi përballë Panathinaikosit. Spanjollët duhet të shënojnë të paktën një gol në Athinë që të kenë ndonjë shpresë për kualifikim. Xhuzepe Rosi goditi nga pika e bardhë e 11-metërshit, duke barazuar ndeshjen e së mërkurës, pas golit të shënuar në minutën e 59-të nga greku Karagunis. Panathinakosi është cilësuar si ekipi më i dobët që vazhdon të luajë në Champions Ligë, por kjo gjë nuk e ka ndaluar që të marrë një barazim me gola në Spanjë. Pavarësisht rezultatit, Pelegrini beson se ekipi i tij me lojën që zhvilloi, meritonte fitoren. “Unë mendoj se është një rezultat i padrejtë, pasi krijuam mjaft raste dhe mbizotëruam bindshëm në fushën e lojës. Ndërsa ata nuk bënë asgjë dhe u kthyen në Greqi me rezultatin që kërkonin, - është shprehur trajneri i Vilarelit. - Kualifikimi mbetet i hapur, pasi Panathinaikos është më i fortë jashtë fushe se sa brenda dhe ne do të nisemi për në Athinë me objektivin e vetëm për të fituar. Duhet të arrijmë sukses në fushën e tyre dhe jemi padyshim të aftë për ta bërë këtë gjë”......