27 shkurt 2009

“Përqendrim te kampionati”

Reali i Madridit tashmë ka kthyer vëmendjen e tij te çështjet e kampionatit vendës, pasi turpi i humbjes në shtëpi me Liverpulin, mund të vendoset pas 12 ditësh. Kështu mendon mbrojtësi brazilian i kësaj skuadre, Marselo, pas dështimit në ndeshjen e parë me të kuqtë e Anglisë. “Jemi përsëri optimistë. Deri në ndeshjen e kthimit do të punojmë shumë dhe atëherë besoj se skuadra do ta ketë rimarrë veten. Jemi të sigurt se mund të përmbysim rezultatin, - tha për reporterët e ‘The Sun’, Marselo. - Nuk na pëlqeu humbja, por tani na duhet të mendojmë vetëm për kampionatin. Deri në ndeshjen tjetër kemi mjaft kohë për t’u përgatitur. Mendoj se kampionati dhe Liga e Kampioneve janë kompeticione shumë të ndryshme. Nëse në ndeshjet e ardhshme fitojmë, si me Barcelonën në kampionat, ashtu edhe me Liverpulin, mund të kemi një sezon të jashtëzakonshëm”....