27 shkurt 2009

Platini, juventin i deklaruar dhe shtypi anglez tërbohet

Pa mbaruar mirë Çelsi-Juve, tifozllëku “juventin” i Mishel Platinisë është një hije që bi mbi ndeshjen e kthimit që do të luhet pas dy javësh. Në komentatorët angleze ka ndezur shumë dyshime në lidhje me sjelljen jo fort siguruese të presidentit të UEFA-s. “El Roi” i paharrueshëm i Juventusit anjelian është ende tifoz i deklaruar i skuadrës bardhezi. Ja që në atdheun e “fair-play”-it dhe të futbollit, mund të ndodhë edhe kjo. “Daily Mail”, përmes një prej gazetrëve më të rëndësishëm, Martin Samuel, ka sulmuar deklaratat e hapura për tifozllëkun e Platinisë, duke nxjerrë në dritë një intervistë të francezit në gazetën “La Stampa” të 29 dhjetorit 2008. “do të më pëlqente t’i dorëzojë Juventusit trofeun e Ligës së Kampionëve”, tha Platini në atë rast. Tepër dyshuese e ka konsideruar gazetari edhe një tjetër frazë të Platinisë, më 21 tetor 2008, kur Juventusi mposhti Realin e Madridit. “Isha në Torino kur Del Piero i shënoi gol Iker Kasijasit. Dhe u ngrita në këmbë, jo vetëm sepse jam juventin, por sepse ai ishte goli më i bukur i vitit 2008”. Pikërisht mbi atë frazë “jam juventin”, ka nisur një polemikë përreth presidentit të UEFA-s, i cili mesa duket nuk është aspak i paanshëm. “Presidenti i UEFA-s është juventin? T’i dorëzojmë Juventusit trofeun e Ligës së Kampionëve? Nuk duket se është kjo gjuha që duhet të përdorë njeriu që drejton futbollin evropian”, ka ngritur si çështje komentatori. Duke e shoqëruar shkrimin edhe me foton e Platinisë, që ngre Kupën e Kampionëve në natën e tmerrshme të tragjedisë së Heyselit në vitin 1985. Mediat angleze kanë pikëpyetje edhe për ndikimin psikologjik që mund të ketë Platini te gjyqtari i ndeshjes së kthimit, ndërkohë që bilbili portugez i së mërkurës e kaloi çdo gjë me sukses. Polemike gjithashtu duket edhe fraza, kur gazetari anglez ka thënë: “Sa me fat presidenti i UEFA-s, Platini që Hoze Murinjo s’është më menaxher i Çelsit, klubi që do të ndeshet me Juventusin”. Përndryshe, ka nën kuptuar, kushedi se çfarë ferri do të kishte ndezur portugezi, që ankohet gjithmonë me gjyqtarët. Gjë të cilën e konfirmoi edhe pas ndeshjes me Mançesterin, duke akuzuar gjyqtarin se kishte vërshëllyer disa si tepër në favor të miqve. Artikulli nuk kishte si të mos përfundonte me një referim shumë të hidhët te çështja e skandalit të famshëm të futbollit italian. “Juventusi ka humbur dy titujt e fundit, sepse Luçiano Moxhi, ish-drejtori i përgjithshëm, orkestronte caktimin e gjyqtarëve, të cilët i leverdisnin”. Domethënë, çdo gjë ka përfunduar në të njëjtin drejtim: Juve e djeshme dhe ajo e sotmja, të bashkuara nga gjyqtarët, që i shkelin syrin. Kështu, mesazhi për tifozin juventin Platini, është dërguar qartë. Edhe në futbollin anglez, tashmë fenomeni i dyshimit është shtrirë gjërë e gjatë....