27 shkurt 2009

Rusët fitojnë pastër ndaj Aston Vilës dhe avancojnë

CSKA-ja e Moskës konfirmohet si një ndër pretendentet kryesore për fitimin e këtij edicioni të Kupës UEFA, pasi kanë skualifikuar lehtësisht skuadrën më në formë të Premier Ligës, Aston Vilën e Martin O’Nillit. Rusët, pas një pjese të parë shumë të ekuilibruar marrin në dorë frenat e ndeshjet në 45 minutat e dyta dhe shënojnë dy herë. Mbrojtësi i shumëkërkuar nga skuadra e Juventusit, Juri Zhirkov, është autori i golit të avantazhit për CSKA-në, në minutën e 60-të. Anglezët gjithsesi, hidhen në sulm në kërkim të golit të barazimit, që do ta dërgonte ndeshjen në kohën shtesë, por Vagner Lov, një minutë nga përfundimi i kohës së rregullt, dyfishon shifrat për skuadrën e tij dhe bën të ëndërrojë tifozerinë e CSKA-së për një sukses të këtij edicioni.